Fatmir Mediu: Regjimi i korruptuar i Edi Ramës mund të mposhtet kur të gjithë të bashkohen me çdo qendër votimi
Kryetari Fatmir Mediu zhvilloi takimin e radhës me strukturat e Partisë Republikane në Rrogozhinë. Pjesëmarrësit në takim theksuan se varfëria dhe papunësia kanë mbërthyer zonën, si të gjithë Shqipërinë, për shkak të qeverisë së papërgjeshme dhe të korruptuar të Edi Ramës.
Bujqësia jo vetëm që nuk ka mbështetje nga qeveria, por çdo prodhim i fermerëve po hidhet në rrugë. Rinisa dhe pjesa aktive kanë lënë vendin për shkak të papunësisë, ndërkohë që Bashkia ka rritur numrin e punonjësve me gati 5-fish, në kurriz të taksave, për t’i përdorur për zgjedhjet dhe manipulimin e tyre.
Z.Mediu u shpreh se regjimi i korruptuar i Edi Ramës mund të mposhtet kur të gjithë të bashkohen me çdo qendër votimi, për të mbrojtur votën dhe të mos pranojmë që Rama të na trajtojë si qënie inferiore dhe pa vlerë.
“Përbuzja e tij karshi shqiptarëve, lidhjet me korrupsionin dhe krimin po e kthejnë Shqipërinë në kohët e egra të një diktature të re!”- e mbyll fjalën e tij kryetari i Partisë Republikane.