Kalo te përmbajtja
Koha Jone Logo
  • Të fundit
  • Lajme
  • Aktualitet
  • WebTV
  • Rajoni
  • Bota
  • Politikë
  • Kosova
  • Ekonomi
  • Showbiz
  • Sporti
  • Shqip
  • English
Lexo në app
  • Shqip
  • English
  • Të fundit
  • Lajme
  • Aktualitet
  • WebTV
  • Rajoni
  • Bota
  • Politikë
  • Kosova
  • Ekonomi
  • Showbiz
  • Sporti
  • Lajme
  • Aktualitet
  • Politikë
  • Forum
  • WebTV
  • Editorial
  • Kosova
  • Rajoni
  • Bota
  • Sporti
  • Ekonomi
  • Showbiz
  • Kultura
  • Shëndeti
  • Teknologji
  • Intervista
  • Kronikë
  • Turizëm
  • Sociale
  • Historiku
Lajmet e fundit

Gazeta "KOHA JONË" themeluar si e pavarur më datë 11 Maj 1991
Botues: Nikoll LESI. Adresa e redaksisë: Rruga "Sami Frasheri", Pallatet e Aviacionit të Vjetër Nr. 2, TIRANA - ALBANIA

Site by

Opsionet e pamjes

Pamje shembull E shtunë, 14 Nëntor 2026, 11:19 Ervin Demo dhe Albana Koçiu do të jenë bashkëdrejtuesit politikë të Partisë Socialiste në Tiranë Nga Asambleja e PS kryeministri Rama ka caktuar drejtuesit e rinjë politikë për PS për Tiranën, ata janë Ervin Demo dhe Albana Koçiu. Vendimi…
Pamja e bardhë/e zezë
Madhësia e tekstit
  • Në trend
  • Opozita
  • Nations League
  • Samiti NATO
  • Microsoft
  • Moti i keq
  • Burgu i Shkodrës
  • Veliaj
  • BBVK5
Lajmet e fundit
Në trend
  • Opozita
  • Nations League
  • Samiti NATO
  • Microsoft
  • Moti i keq
  • Burgu i Shkodrës
  • Veliaj
  • BBVK5
KOHA JONË Lajmet e fundit, gjithmonë me ju
Instalo

Fatmir Mediu: Shqiptarët nuk mund të pranojnë që Vuçiç dhe Zaev të vendosin për fatin e Shqipërisë

Lajme E enjte, 22 Prill 2021 12:01
Fatmir Mediu: Shqiptarët nuk mund të pranojnë që Vuçiç dhe Zaev të vendosin për fatin e Shqipërisë
Shto te burimet e preferuara

Shpërnda

Facebook WhatsApp Email X

Fatmir Mediu, kandidati me numrin 7 i “Aleancës për Ndryshim”, ka zhvilluar një nga takimet përmbyllëse të fushatës në Tiranë.

Gjatë fjalës së tij, Mediu u shpreh i revoltuar me mbështejen që Presidenti serb Vuçiç, i ofrojë kryeministrit Edi Rama dhe thirrjes që ai bëri për ta votuar këtë të fundit.

Sipas tij, shqiptarët nuk mund të dëgjojnë dhe pranojnë që Vucic dhe Zaev të vendosin për fatin e Shqipërisë.

“Si ka mundësi që Edi Ramës i del në krah dhe i kërkon shqiptarëve që të votojnë Edi Ramën, Presidenti serb Vucic, ai që ishte zëdhënësi i Miloshevicit në masakrën në Kosovë?

Si ka mundësi që ne si shoqëri të mos reagojmë në raport me atë shtet, me ata njerëz, të cilët kanë dashur të defaktorizojnë qëllimet dhe interesat shqiptare? Kjo nuk është e rastësishme, që Vucic dhe Zajev duan Ramën, sepse janë tashmë instrumenta për të defaktorizuar rolin e rëndësishëm që fituan shqiptarët në fillim shekulli, me ndërhyrjen e NATO-s në Kosovë, Pavarësinë e Kosovës, Shqipërinë në NATO, liberalizimin e vizave, Marrëveshjen e Ohrit, të drejtën shtetformuese të shqiptarëve në Maqedoni, afrimin me Bashkimin Europian të shqiptarëve në Malin e Zi.

Kjo marrëdhënie nuk është e rastësishme. Kjo rrymë po përpiqet edhe njëherë të minojë çdo interes shqiptar.

Reklamë Reklamo në Koha Jonë
Reklamë Reklamo në Koha Jonë

 Është hera e parë në historinë e këtyre 30 viteve që Brukseli flet hapur dhe qartë, thotë votoni numrin 9, “aleancën për Ndryshim”, por duhet të kuptojmë që jo vetëm shqiptarët, por edhe partnerët tanë në SHA dhe Europë, janë tashmë të lodhur me një qeverisje, e cila vetëm mashtron, një qeverisje e cila vetëm shkatërron, një qeverisje e cila ka mbjellë vetëm korrupsion, një qeverisje e cila ka mbjellë vetëm krim.

Edi Rama mendon që mund të blejë të ardhmen e fëmijëve tanë, mund të blejë mundin dhe djersën e prindërve tanë, mund të blejë dinjitetin tonë, por ne duhet të bashkohemi si asnjëherë tjetër, t`i themi që fëmijët tanë, jeta jonë, e ardhmja jonë, mundi i prindërve tanë, dinjiteti ynë, as nuk shitet, as nuk blihet. Ai është për ne për të ndërtuar lumturinë në këtë vend që e ka falur Zoti.

ReklamëSwiss DigitalReklamo në Koha Jonë

Edi Rama si askush tjetër në historinë shqiptare, nuk mund të krahasohet me asnjë. Njeri i cili shan, fyen, përbuz çdo njeri të ndershëm, njeri i cili nuk do të dijë për asnjë vlerë njerëzore, politikë nuk ka më, qeverisjen e ka shkatërruar, por do të shkatërrojë dhe atë që është thelbësore në një shoqëri, respektin dhe vlerësimin dhe dashurinë për njëri-tjetrin.

Mund t'ju interesojë

Ervin Demo dhe Albana Koçiu do të jenë bashkëdrejtuesit politikë të Partisë Socialiste në Tiranë

Ervin Demo dhe Albana Koçiu do të jenë bashkëdrejtuesit politikë të Partisë Socialiste ...

Para 15 minutash
Rama ndërpret transmetimin në Asamble: Dua të flas me familjen time politike

Rama ndërpret transmetimin në Asamble: Dua të flas me familjen time politike

Para 1 ore
PS mbledh Asamblenë në Lalëz, ministrat dhe deputetët mbërrijnë në takim

PS mbledh Asamblenë në Lalëz, ministrat dhe deputetët mbërrijnë në takim

Para 1 ore

Prandaj mendoj që është shumë e rëndësishme që urrejtjen, përbuzjen e Edi Ramës, ta kthejmë në dashuri dhe respekt për njëri-tjetrin”.

Më tej, Mediu u kërkoi shqiptarëve të votojnë “Aleancën për Ndryshim” pasi është e vetmja zgjidhje që nuk ka përçarje mes shqiptarëve.

“Ne si republikanë besojmë në Zot, por besojmë dhe tek ajo shprehja e famshme “se feja e shqiptarit është shqiptaria”, se pa qenë shqiptar, nuk mund të jesh besimtar, se pa qenë shqiptar nuk mund të jesh krenar, se pa qenë shqiptar nuk mund të bësh dot atë ë ne të gjithë kemi besuar dhe ëndërruar, Shqipërinë Europiane.

Në datën 25 Prill shikoni fëmijët tuaj dhe bëjini një pyetje vetes; a është kjo që keni pritur dhe ëndërruar? A kanë fëmijët tanë, fëmijët tuaj mundësinë për t`u edukuar dhe arsimuar dhe ndërtuar një familje në Shqipëri? Shikoni veten tuaj, burrë e grua; a jemi njerëz që vendosim për fatin tonë?

Prandaj motra dhe vëllezër duhet të besoni tek vetja juaj, tek këta të rinj dhe të reja që janë e ardhmja, jo vetëm e Partisë Republikane, por e gjithë Shqipërisë, këta që mund ta ndërtojnë dhe do ta ndërtojnë Shqipërinë Europiane.

Prandaj 25 Prilli është një moment jashtëzakonisht i rëndësishëm. Le të dalim edhe njëherë, ashtu siç kemi dalë në vitet `91-`92, për të shembur diktaturën komuniste dhe kësaj radhe të shembin diktaturën e krimit dhe korrupsionit, të drejtuar nga Edi Rama. Diktatura e krimit dhe korrupsionit nuk ka vend tek shqiptarët. Njerëzit e krimit dhe korrupsionit nuk mund të drejtojnë shqiptarët.

Prandaj në emër të punës, në emër të familjes, në emër të zhvillimit ekonomik, në emër të të ardhmes sonë si komb, të ardhmes sonë europiane, ju ftoj që në 25 Prill të dalim që të gjithë motra dhe vëllezër, të gjithë në një festë të madhe dhe të votojmë numrin 9, “Aleancën për Ndryshim”.

Numri 7 nuk është Fatmir Mediu, numri 7 janë këta të rinj dhe të reja, është historia e Partisë Republikane, është historia e të djathtës shqiptare dhe do të jetë padiskutim zëri juaj në Kuvendin e Shqipërisë, jo vetëm për debate boshe, por për hallet dhe problemet që kanë njerëzit”./abcnews.al

Etiketat e lidhura

Fatmir MediuvucicZaev
Shto te burimet e preferuara

Shpërnda

Facebook WhatsApp Email X

Më të fundit

Ervin Demo dhe Albana Koçiu do të jenë bashkëdrejtuesit politikë të Partisë Socialiste në Tiranë
Para 15 minutash

Ervin Demo dhe Albana Koçiu do të jenë bashkëdrejtuesit politikë të Partisë Socialiste në Tiranë

Erion Veliaj kopjon fjalimet e Ben Blushit, 10 vjet me vonesë!
Para 1 ore

Erion Veliaj kopjon fjalimet e Ben Blushit, 10 vjet me vonesë!

Rama ndërpret transmetimin në Asamble: Dua të flas me familjen time politike
Para 1 ore

Rama ndërpret transmetimin në Asamble: Dua të flas me familjen time politike

Operacion në tre qytete, arrestohet 51-vjeçari për vjedhjen e automjeteve, dy bashkëpunëtorë në kërkim
Para 1 ore

Operacion në tre qytete, arrestohet 51-vjeçari për vjedhjen e automjeteve, dy bashkëpunëtorë në kërkim

Më të lexuarat

1 Shehi thirrje Berishës: Dil kandido për Bashkinë e Tiranës! Merr shembullin e Ramës, ai hynte në garë dhe fitonte
Para 11 orësh

Shehi thirrje Berishës: Dil kandido për Bashkinë e Tiranës! Merr shembullin e Ramës, ai hynte në garë ...

2 Të dielën Tirana bllokohet, devijohen linjat e urbanëve, bllokohen automjetet në…
Para 14 orësh

Të dielën Tirana bllokohet, devijohen linjat e urbanëve, bllokohen automjetet në…

3 Ndryshon ekipi negociator i Shqipërisë për BE-në, ja kush merr përgjegjësitë për kapitujt kryesorë
13 Nëntor 2026, 09:39

Ndryshon ekipi negociator i Shqipërisë për BE-në, ja kush merr përgjegjësitë për kapitujt kryesorë

4 Stacioni i trenit spostohet 500 metër larg aeroportit, pasagjerët pa zgjidhje për terminalin
Para 15 orësh

Stacioni i trenit spostohet 500 metër larg aeroportit, pasagjerët pa zgjidhje për terminalin

Koha Jone Logo

E përditshme, e pavarur

  • Të fundit
  • Lajme
  • Aktualitet
  • WebTV
  • Rajoni
  • Bota
  • Sporti
  • Showbiz
  • Politikë
  • Forum
  • Kultura
  • Shëndeti
  • Editorial
  • Kronikë
  • Teknologji
  • Ekonomi
  • Turizëm
  • Sociale
  • Reklamo në Koha Jonë
  • Kontakt
  • Privacy Policy
Download on the App Store Get it on Google Play

Gazeta "KOHA JONË" themeluar si e pavarur më datë 11 Maj 1991
Botues: Nikoll LESI. Adresa e redaksisë: Rruga "Sami Frasheri", Pallatet e Aviacionit të Vjetër Nr. 2, TIRANA - ALBANIA

Site by
  • BOTUES & DREJTOR: Nikoll LESI
  • KRYEREDAKTOR: Daniel MUÇAKU
  • ZV/KRYEREDAKTOR: Redjon SHTYLLA
  • BORDI: Elsa KAMBERI, KRYETARE
  • NIPT: J71425013C

© 2026 KOHA JONE. All rights reserved.