Fatmir Xhafaj skanon problemet në sistemin e drejtësisë: Kohëzgjatja e shqyrtimit të dosjeve është e lartë

Deputeti i PS-së, Fatmir Xhafaj foli për të mirat që ka sjellë Reforma në Drejtësi, teksa theksoi se drejtësia nuk mund të qeveriset nga politika. Gjatë fjalës në seancën plenare në Kuvend, Xhafaj tha se kohëzgjatja e shqyrtimit ngelet ende problematike.

”Ne po debatojmë për një çështje të së drejtës. Mirëqeverisja është procesi që e mban këtë sistem funksional, llogaridhënës dhe transparent. Projekti i Reformës në Drejtësi ka pësuar transformim, duke i dhënë sistemit të drejtësisë autonomi. Ishte zgjidhje moderne.

Drejtësia nuk mund të qeveriset nga politika. Kjo është sfida që duhet të adresojnë këto dy institucione që raportojnë. Perceptimi i krijuar është se nuk ka dhënë impaktin e duhur në drejtësi. Kam qenë kritik për mënyrën se si u zbatua harta gjyqësore, për mungesën e vizionit dhe strategjisë.

Swiss Digital Desktop Reklama

Pa u planifikuar më parë periudha transzitore dhe kjo hartë, periudha e transferimit të dosjeve, janë tregues të mangësive të këtij projekti. Kohëzgjatja e shqyrtimit të dosjeve gjyqësore, është ende i lartë”, tha Xhafaj.

Swiss Digital Mobile Reklama

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

A e liron Gjykata Kushtetuese nga burgu, Erion Veliajn?