Fëmijë të njëjtë, prindër të ndryshëm
duke mos mohuar e aq më tepër pa e përdorur kostumin e pushtetshëm të deputetit për të mbrojtur sado pak të birin nga ndëshkimi ligjor. Madje-madje duke shpejtuar të jap dorëheqjen për t’i hapur rrugë drejtësisë, kur nuk ishte e detyruar ligjërisht ta ndërmerrte një akt të tillë, për një fëmijë që me 26 vitet e moshës që mban nën lëkurë, e ka kaluar kufirin moshor të përgjegjësisë prindërore ligjore. Luiza Xhuvani është nëna, prindi i Kostandin Xhuvanit, të dyshuar si një nga autorët e krimit që tronditi vendin mëngjesin e të martës. Disa orë para se deputetja Xhuvani të komunikonte dorëheqjen, nëpërmjet një postimi në faqen personale të Facebook-ut, ish-presidenti, ish-kryeministri, ish-kryetari i Partisë Demokratike, deputeti aktual Sali Berisha, bëri ritualin e vet absurd, duke derdhur vrerë dhe anatemuar me cinizëm qeverinë Rama. Një hob obsesionik i tij ky. “Dëshmitarët dhe mediat pohojnë se ekzekutor kryesor i katër të rinjve është Kostandin Xhuvani, djali i deputetes Luiza Xhuvani, i cili pak vite më parë ekzekutoi afër shtëpisë së tij një bashkmoshatar” e që duke përdorur imunitetin parlamentar të nënës së tij, lidhjet e saj politike me kupolën e PS dhe Edi Ramën, Ina Ramën dhe Bamir Topin vrasësi nuk vuajti as dhe një vit dënim…”. Kjo është pjesa esenciale e tekstit të postimit të deputetit Berisha, tekst që në thelb përmban po të njëjtin mllef të pashuar ndaj qeverisë Rama, kreut të Policisë së Shtetit etj., kundërshtarëve të tij, të cilët të etiketuara, prej Berishës si “falanga të krimit, po bëjnë gjithçka për ta nxjerrë duarjashtë në këtë vrasje banditin e pushtetit”.
Edhe ish-presidenti, ish-kryeministri, ish-kryetari i PD-së, aktualisht deputeti Sali Berisha, sikurse deputetja Luiza Xhuvani, është prind. Pra që të dy janë prindër fëmijësh që kur gabojnë apo kryejnë krime shkaktojnë të njëjtën dhimbje shpirtrat e tyre. Duam të themi me këtë se si Sali Berisha, ashtu edhe Luiza Xhuvani, në raportin me fëmijët e tyre janë prindër fëmijësh biologjikisht të njëjtë, që në raportin me ta ndajnë të njëjtën dashuri, dhimbje, gazim e hidhërim, por që përfaqësojnë modele krejtësisht të ndryshme në realitetin shoqëror shqiptar, përsa i përket raportit me ligjin. Raport që, referuar realitetit të fakteve tregon se Sali Berisha është jo vetëm përfaqësuesi, por edhe themeluesi i atij lloj prindi që pushtetin e vet ligjor nuk ngurron t’ia delegojë abuzivisht fëmijëve të tij, që ta përdorin për të përfituar sa më shumë të drejta të pamerituara, nga shoqëria. Duke i stimuluar të përfitojnë në mënyrë të pandershme e të padrejtë edhe vlera monetare, duke mos hezituar madje ta përdorë forcën e pushtetit prindëror për t’i nxjerrë palagur fëmijët e tij edhe kur është i bindur se janë të përlyer me antiligjin. Përfshirja e djalit të tij, në tragjedinë e Gërdecit, në veprimtaritë e përfolura abuzive me Damir Fazlliçinin, apo e të bijës në një sërë bashkëpunimesh të dyshimta, nëpërmjet studios ligjore, janë vetëm maja e ajsbergut pasi fakte të tjera janë shumë të lakuara nga shtypi e media. Sikurse janë jo të pakta veprimet antiligjore të Sali Berishës, që herë si kryetar PD-je, si Kryeministër etj., nuk ka lënë gurë e kusur pa shkulur nga vendi për ti detyruar organet e drejtësisë të shpëlajnë mëkatet ligjore të fëmijëve të tij, duke mos ngurruar madje edhe ti kërcasë dhëmbë e dhëmballë të “pabindurve”. Nëse në vend të deputetes Luiza Xhuvani, të dorëhequr vetëm disa orë pas arrestimit të të birit nga ana e forcave të Policisë së Shtetit, do të kishte qenë deputeti Sali Berisha është e sigurt që nuk do të kishim akt dorëheqjeje të tij, për ti hapur rrugë drejtësisë, por do të kish ndodhur e kundërta,pra bërja ferr e tij për ti penguar me çdo kusht këmbët ndëshkimit ligjor. Nga dashuria si prind, kuptohet,por edhe znj. Xhuvani është po ashtu një prind si ai.