Fëmijëri e humbur/ Foto të punëtorëve të vegjël në Amerikën e para 1924-ës
Disa foto tregojnë një realitet të trishtë të fëmijëve që shfrytëzohen në fabrika, fusha dhe rrugë. Një praktikë që u ndalua më pas nga Lidhja e Kombeve
Në fabrika, në fusha, në stalla apo nëpër rrugë: deri në dekadat e para të shekullit të 20-të nuk ishte e pazakontë për të parë fëmijët të punonin veshur me rrobat e punëtorit apo të fermerit. Një fenomen i përhapur në të gjithë botën, por që në Botën e Re, në veçanti në SHBA, ka shkaktuar ndoshta indinjatë më shumë se kudo tjetër.
Plaga e shfrytëzimit të fëmijëve në punë, sidomos të rëndomta, u ndalua formalisht vetëm në vitin 1924 nga Lidhja e Kombeve, e cila u miratua më pas nga Konventa e Gjenevës.
Fotot janë realizuar nga fotografi Lewis W.Hine, mes 1908 dhe 1921, periudhë në të cilën i dorëzoi veprat e tij për “National Child Labor Committee”.
Organizata lindi në Nju Jork në 1904, pikërisht për të promovuar një reformë radikale kundër shfrytëzimit në punë të fëmijëve.
Sipas Zyrës së Regjistrimeve në SHBA, në vitin 1900 kanë punuar me orar të plotë, 1.752.187 fëmijë mes moshës 5 dhe 10 vjeç. Vetëm 20 vite më parë në atë periudhë, në 1880, numri i tyre ishte më i ulët se gjysmë milioni.
Por mund të pranohet me trishtim, që pavarësisht përpjekjeve të bëra në shekullin e kaluar, problemi i shfrytëzimit në punë të fëmijëve, vazhdon t’u interesojë shumë vendeve në botë.
Fushatat dhe iniciativat kundër kësaj plage, nuk kanë krijuar alternativa për fëmijët që ndodhen tashmë të detyruar për të lëvizur drejt aktiviteteve të tjera prodhuese, ku në shumicën e rasteve rrezikojnë edhe jetën.
Pavarësisht nga masat e marra, fëmijët mbeten viktima të skllavërisë dhe të privuar nga një fëmijëri tashmë e humbur në krahasim me bashkëmoshatarët e tyre në vende të tjera.