Fëmijët ‘pushtojnë’ Ministrinë e Mjedisit, ministri Koka për 1 ditë Babagjysh i Vitit të Ri

Në prag të festave të fundvitit fëmijët e punonjësve të Ministrisë së Mjedisit kanë vizituar ambjentet e brendshme të vendit ku punojnë prindërit e tyre si dhe kanë marrë dhurata të përgatitura enkas për ta.

Fëmijët e punonjësve janë pritur nga ministri Lefter Koka ku së bashku kanë ndezur dritat e Pemës së Krishtlindjes dhe Vitit të Ri duke simbolizuar kështu hapjen e sezonit festiv të fundvitit.

Në fjalën e tij ministri Koka u ka uruar fëmijëve dhe prindërve të tyre një vit të mbarë dhe me ëndrra të realizuara.

Swiss Digital Desktop Reklama

“Ju uroj që vitin e ardhshëm ta keni sa më të mbarë, të jeni sa më të mirë në shkollë, sa më të sjellshëm në familje dhe në qytet. Qoftë viti që vjen plot me dashuri dhe mirësi në familjet tuaja”, u shpreh ministri Koka.

Swiss Digital Mobile Reklama

koka

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

Mendoni se Berisha do ta bllokojë kryeministrin me turma popullore?