Ferma ”Vjen” në Divjakë, Rama poston pamjet: Një shembull i suksesit në blegtorinë shqiptare

Ferma “Vjen” në Divjakë e nisur në vitin 2005 nga Eltoni si një iniciativë familjare me rreth 90 krerë gjedh, është shndërruar sot në një nga fermat më të konsoliduara në vend, me rreth 1,600 krerë dhe një prodhim ditor prej rreth 20 ton qumësht. Kjo e bën atë një nga kontribuesit kryesorë në zinxhirin e furnizimit të qumështit në Shqipëri.

Teksa ka ndarë pamjet, kryeministri Edi Rama theksoi se iniciativa si kjo e Eltonit janë shembuj të rëndësishëm për zhvillimin e blegtorisë shqiptare dhe garantoi se mbështetja përmes politikave qeveritare dhe Skemës Kombëtare do të vazhdojë, për të nxitur zhvillimin e fermave të mesme dhe të mëdha, për të forcuar zinxhirin e vlerës dhe për të çuar më shumë prodhim vendas në treg.

Postimi i plotë

Swiss Digital Desktop Reklama

Ferma “Vjen”, në Divjakë, ku Eltoni ka nisur rrugëtimin në vitin 2005 si një iniciativë familjare me rreth 90 krerë gjedh e sot ka ndërtuar një fermë të konsoliduar me rreth 1,600 krerë dhe prodhim ditor prej rreth 20 ton qumësht, duke u kthyer në një nga kontribuesit kryesorë në zinxhirin e furnizimit në vend.

Swiss Digital Mobile Reklama

Me mbi 350 hektarë tokë, ai siguron vetë bazën ushqimore dhe një cikël të plotë e të qëndrueshëm prodhimi, të ndërtuar mbi punë të përditshme dhe përkushtim.

Ferma si kjo e Eltonit i japin kuptim zhvillimit të blegtorisë, ndaj do të vijojmë mbështetjen përmes politikave të qeverisë dhe Skemës Kombëtare, për të nxitur zhvillimin e fermave të mesme dhe të mëdha, për të forcuar zinxhirin e vlerës dhe për të çuar më shumë prodhim vendas në treg.

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

Ikja e Berishës nga kryetar e dëmton PD apo e shpëton?