Festa e 10-vjetorit/ Shkëlqim Hajdari: “Fundjavë Ndryshe” i përket të gjithë shqiptarëve!
Shkëlqim Hajdari, aktivisti i njohur dhe Kryetar i Asamblesë së Përgjithshme të Shoqatës “Tirana”, njëkohësisht babai i Arbër Hajdarit, ka reaguar lidhur me aktivitetin e organizuar nga Fondacioni “Fundjavë Ndryshe” dje me rastin e 10-vjetorit të krijimit të “Fundjavë Ndryshe”.
Me anë të një postimi në rrjetin e tij social “facebook”, ai e quan veten thjeshtë një vullnetar i “Fundjavë Ndryshe” dhe shpreh kënaqësinë e tij që Fundjava tashmë ka arritur qëllimin e saj dhe i përket të gjithë shqiptarëve.
Postimi i plotë i Shkëlqim Hajdarit:

Faleminderit Arbër dhe familjes së madhe të shqiptarëve, “Fundjavë Ndryshe”!
Të dashur miq!
Faleminderit secilit nga ju, që erdhët nga gjithë Shqipëria e përtej saj, në ceremoninë e 10 vjetorit të krijimit të ” Fundjavë Ndryshe”!
Gjatë këtyre 10 viteve nuk kam postuar në faqen time aktivitetet e shumta të Arbrit, si drejtues i Fondacionit “Fundjavë Ndryshe”. Shpeshherë jam tunduar për të ndarë me ju gjithë këtë punë kolosale, emocionale, njerëzore, në këtë rrugëtim 10 vjeçar të saj. Por një zë i brendshëm më ka ndalur, sepse kam menduar e jam lutur në heshtje, që ky fondacion ti përkasë të gjithë shqiptarëve. Mbrëmë kuptova që ky qëllim është arrit. ”Fundjavë Ndryshe” i përket tashmë të gjithë shqiptarëve!
Ndaj, sot si vullnetar i saj, që në ditën e parë, në emër të familjes time i uroj ”Fundjavë Ndryshe”: Zoti i dhëntë suksese e rrugëtim të gjatë ndër breza!
(Kliko te video on facebook per te pare videon)
Kronika

Mesazh falenderimi nga “Fundjavë Ndryshe”.
Mbrëmë përjetuam një emocion që nuk harrohet lehtë.
Ishim më shumë se 2000 zemra të bashkuara në një sallë të vetme, për një qëllim të vetëm: të mbështesnim të mirën dhe të festonim 10 vitet e “Fundjavë Ndryshe”.
Faleminderit secilit prej jush që erdhi, që na përkrahu dhe që e ndau këtë moment me ne.
Faleminderit për dashurinë, për besimin dhe për forcën që i jepni këtij misioni çdo ditë. 🙏
Ju jeni arsyeja pse “Fundjavë Ndryshe” ka qëndruar e fortë për një dekadë dhe vazhdon të ndryshojë jetë. 🌟
KOHA JONË SONDAZH
A e liron Gjykata Kushtetuese nga burgu, Erion Veliajn?
Results
Vota totale: 6892

