Festa e cunguar e 28 Nëntorit
Nga Artur Roshi
Festa e cunguar e 28 Nëntorit,risolli prapë në vëmëndjen e opinionit temën e rishkrimit te historise. Temë që fatkeqesisht endet si hije në mëndësinë shqiptare,pa marr trajtën e saj të vërtetë.
Historia shqiptare është fallsifikuar sepse është shkruar mbi baza ideologjie me qëllimin e vetëm ti shërbente pushtetit diktatorial.Në ditët e some ky regjim ka rënë e për rrjedhojë ka rënë dhe historia e sajuar prej tij.
Ta lësh historinë në një gjëndje të tillë të mjerueshme do të thotë të mbash peng të ardhmen e vëndit.
Historia nuk eshte skenar estrade qe e besojnë nje grusht njerezit te rritur me frymën e “lufes së madhe” ,që kanë kënduar,por vetëm kënduar ”kemi derdhur gjak me okë, ndaj lulëzon kjo tokë".
Historia nuk mund te jete ende nje genjeshter e madhe ,qe po keqinformon brezin e ri,mjaft që të prodhojë një produkt politik interesash të vazhdimësisë së një klike marksiste të deformuar dhe me një strukturë amorfe.
Edhe historia e kohës së Skenderbeut nuk i ka shpëtuar penelatave të ideologjisë komuniste.Ajo ka lajtmotivin e rolit vendimtare të masave.
Por masakra më e madhe në histori i përket shekullit te njezet.
Pas perpjekjeve të mëdha të Ismail bej Vlorës Qemalit,Luigj Gurakuqit dhe atdhetarëve të tjerë në kancelaritë europiane dhe pas perpjekjeve të pashëmbullta për të bashkuar faktorin e brëndshëm të Mid’hat Frasherit dhe Hasan Prishtines ,më 28 nentor 1912 u arrit pas shumë përpjekjesh shpallja e shtetit të pavarur të shqiptarve.Një shtet qeë lindi i cunguar,për të cilin duhej ende të luftohej në kacelaritë europiane.
Diplomatët brilant shqiptarë ku dallon sërish dukshëm Mid'hat Frashëri e mbrojtën këtë shtet të brishte fuqishem dhe kjo beri të mundur egzistencën e tij.Histo-grafia komuniste i fshiu të gjitha këto. Fallsifikoi çertifikatën e lindjes së ketij shteti(deklaraten e pavaresise),hoqi prej saj emrat e Mid’hat Frasherit ,Lef Nosit e të tjerë patrioteve që punuan për kombin,sepse ata ishin kundër sistemit ideologjik të mendimit që u instalua në Shqipëri.
Mid’hat Frashëri, Ati i mendimit politik shqiptar,atdhetari brilat,i biri i njeriut simbol të kombtarizmit Abdyl Frasherit, u shpall armik i popullit. Historianët shqiptarë ata që ende tërhiqen zvarrë me një këmbë në varr,studio më studio duke vazhduar të mashtrojnë sa munden shoqerine shqiptare,e ndihmuan partinë në shkrimin e historisë, ashtu siç e diktoi byroja. Dhe ende vazhdojnë të mbrojnë me zell jetik punën e gënjeshtër të tyre.
Rishkrimi i historisë ngelet një çështje që peshon shumë mbi atmosferën polikike e shoqërore të Shqipërisë.Një çështje që ndikon në shëmbjen e miteve dhe në zhvillimin e vlerave tona të sinqerta.
Pse bëhet gjithë kjo rrëmujë për historinë ?
Në fakt këtë e bëjnë vetëm Partitë e majta , kryesisht PS , në mënyrë që ta kthyejnë në produkt politik e për rrjedhojë në pushtet të një klani të caktuar që për shkak të tij uzurpojnë çdo gjë.
Ka shumë zëra që i bashkohen zërit të partisë sonë për këtë rishkrim.Me vjen mire qe historianë të huaj,të paperlyer nga ideologjia,i bashkohen zerave te historianve si Butka,qe e studiojne historine nga parimi i vertetsise,por duhet ta pranoj qe me vjen akoma me mire,kur te rinj te afirmuar,te talentuar,te rritur ne perendim,si Lorik Canaj,artikulon ne terrenin interesaxhi te politikes shprehje te medha te njerezve te medhenj. Kur degjon Mid’hatin te cituar nga kapiteni i skuadrës ,perfaqsuesja e kombëtares merr tjeter kuptim.
Çështje të tilla si data e fallsifikuar e çlirimit,për tu njehsuar me atë të Republikes Jugosllave si Republikë e shtatë e saj,e bashkpunumit me gjermanet,se keshtu luftohej mendimi ndryshe,e numrit te deshmoreve,e shume fallsifikime te tjera te historise duhen zgjidhur,edhe duke prishur interesa politike votash.
Historia e Shqiperise duhet ribërë.E verteta duhet te jete parimi i saj.