Festa e Vitit të Ri në familjen e Zef Dedës

Nata e ndërrimit të viteve vijon të ruajë traditën e të festuarit në mesin e familjeve.

Edhe aktori i humorit Julian Deda ka lënë Tiranën për t’iu bashkuar në këtë ditë familjes së tij në Shkodër. Babai i tij është aktori i mirënjohur Zef Deda, i cilësuar edhe si Charlie Chaplin i Shqipërisë. Nuk mund të ndodhte ndryshe në një familje ku humori i ka shoqëruar përgjatë gjithë jetës.

Edhe në pritje të vitit të ri 2017, familja Deda duket plot humor, me “zhurmë dynjaja” siç shprehet vetë Juli. Ai ka postuar një video në Instram teksa e gjithë familja bashkë uron gëzuar në mënyrën e tyre të veçantë. “Festat i bashkojnë njerëzit. Kështu nis ky vit i ri, me familjen në vendlindje. Zhurmë dynjaja. Gëzuar nga Shkodra”, – shkruan Julian Deda.

SHKARKO APP