Festat e fundvitit, radhë kilometrike mjetesh në Kakavijë

Fluksi i shtuar i emigrantëve shqiptarë që po kthehen nga Greqia për të festuar fundvitin në atdhe ka shkaktuar radhë të gjata në pikën kufitare të Kakavijës, në anën greke të kufirit.

Sipas informacioneve nga terreni, kolona e automjeteve shtrihet rreth 4 kilometra, nga sportelet greke deri në territorin shqiptar. Qytetarët raportojnë pritje që arrin deri në tre orë për të kaluar kufirin dhe për të hyrë në Shqipëri.

Emigrantët shprehen të shqetësuar për vonesat e gjata dhe kërkojnë ndërhyrje nga autoritetet shqiptare, me qëllim që të ushtrohet presion institucional ndaj palës greke për lehtësimin e procedurave, sidomos në këtë periudhë festash.

Swiss Digital Desktop Reklama

Shkak i situatës, sipas burimeve zyrtare, është puna e policisë kufitare greke vetëm me dy sportele, kapacitet që konsiderohet i pamjaftueshëm për të përballuar numrin e lartë të automjeteve dhe udhëtarëve që po rikthehen në vend. Situata pritet të mbetet problematike edhe në orët në vijim, nëse nuk merren masa shtesë për menaxhimin e fluksit.

Swiss Digital Mobile Reklama

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

Mendoni se Berisha do ta bllokojë kryeministrin me turma popullore?