Festat e fundvitit sjellin rritje të hyrjeve në pikën kufitare të Morinës

Festat e fundvitit kanë sjellë një rritje të ndjeshme të fluksit të udhëtarëve në Pikën e Kalimit Kufitar të Morinës, në Kukës.

Prefekti i Qarkut të Kukësit, Dritan Baji, njoftoi se në dy ditët e fundit numri i udhëtarëve dhe automjeteve që kanë kaluar përmes kësaj pike kufitare ka qenë i lartë. “Referuar të dhënave të Drejtorisë së Pikës së Kalimit Kufitar të Morinës, nga data 24 deri mëngjesin e sotëm kanë hyrë 18.189 udhëtarë dhe 6.466 automjete, ndërsa kanë dalë 19.925 shtetas dhe 7.173 automjete”, tha Baji.

Ai shtoi se fluksi i shtuar ka qenë i dukshëm edhe në Stacionin e Pikës Kufitare Qafë-Prush dhe Shishtavec.

Swiss Digital Desktop Reklama

Qytetarët e Shqipërisë dhe Kosovës mund të lëvizin pa kontrolle kufitare që nga 1 nëntori i këtij viti, një marrëveshje kjo që do të vijojë deri më 28 shkurt 2026. Marrëveshja, e nënshkruar pranverën e kaluar nga dy qeveritë, mundëson qarkullim të lirë pa pasaportë ose kartë identiteti.

Swiss Digital Mobile Reklama

Gjatë kësaj periudhe, kontrollet kufitare aplikohen vetëm për mjetet me targa të huaja, por me një procedurë të përshpejtuar për të shmangur radhët dhe pritjet e gjata në pikat kufitare, veçanërisht në Morinë dhe Vermicë.

Prefekti Baji theksoi se administrimi i fluksit dhe përmirësimi i procedurave janë prioritet për të garantuar lëvizje të qetë dhe të sigurt për udhëtarët gjatë periudhës së festave.

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

A të drejtë Trumpi për Groenlandën?