Festat në Shtëpinë e Bardhë, shakaja “me kripë” për Obamën (FOTO)

Edhe pse administrata e Presidentit në detyrë Barack Obama, është në ikje, festat e fundvitit nuk do të kalojnë pa argëtim. Kështu që me këtë rast, stafi i Shtëpisë së Bardhë ka vendosur të bëjë një shaka me Obamën.

Fotografi zyrtar i Shtëpisë së Bardhë, Pete Souza shpjegoi në rrjetin social “Instagram” se me rastin e festave, dekorimet në Shtëpinë e Bardhë përfshinin edhe 4 babagjysha dëbore në kopshtin me trëndafila.

Pas vendosjes së tyre, plani i stafit ishte që çdo ditë të afronin babagjyshat e dëborës sa më pranë zyrës së Obamës, nëse Obama do vinte re dallimin.

Rezultati ishte sa i bukur aq edhe i frikshëm, pasi ngjasonte me një film horror. Fatmirësisht presidenti Obama ishte në humor dhe asnjë nga punonjësit nuk u fut në telashe pas këtij rrengu.

capture01-3

capture02-1

SHKARKO APP