Festivali i Këngës në RTSH, 30 këngëtarët pjesëmarrës në edicionin e 54-tërt
Pas ftesës për konkurim për në Festivalin e Këngës në RTSH nga stafi dhe organizatorët, përgjatë dy ditëve, në datat 12 dhe 13 tetor në redaksinë e muzikës në Radio Tirana u paraqitën mbi 50 krijime për të konkuruar për edicionin e 54-tërt të Festivalit të Këngës në RTSH, evenimentit më të madh të muzikës në vend organizuar nga Radio Televizioni Publik Shqiptar.
Trampolina për në Euro-Song, e vetmja ngjarje muzikore live në çdo komponent, këtë vit organizohet nën drejtimin artistik të kantautorit dhe muzikantit të njohurElton Deda, i cili së bashku me stafin dhe organizatorët pasi kanë dëgjuarprurjet, kanëselektuar30 krijimet e reja muzikore, dhe artistët të cilët do të jenë pjesë e 3 netëve të Festivalit, i cili sipas traditës do të mbahet gjatë muajit dhjetor.
Emra të rinj e legjendarë, këngëtarë të zhanreve të ndryshëm që do të mbyllin karrierën apo dhe nga ata që rikthehen në skenë dhe në ekran janë përzgjedhur për të qenë pjesë e garës e cila fituesin e këtij edicioni do ta çojë drejt Suedisë, ku në “Ericsson Globe” të Stokolmit do të zhvillohet e dhe Edicioni i 61-të i Festivalit Europian të Këngës, njohur ndryshe dhe si “Eurovizioni” apo “Euro-Songu”.
Ndër emrat e njohur të muzikës të cilët i rikthehen skenës së këtij festivali do të jenë këngëtarë si Eneda Tarifa, Kozma Dushi, Evans Rama, Luiz Ejlli, Voltan Prodani dhe Grupi Simbol.
Sakaq grupi i “fanatikëve” të dekadës së fundit, atyre që nuk bëjnë shumë mungesa dhe i besojnë verbërisht këtij evenimenti, përbëhet nga emra si Kristi Popa, Entela Zhula dheNiku, Erga Halilaj, Grupi Revolt Klan, Teuta Kurti, Flaka Krelani, Klajdi Musabelliu, Klodjan Kaçini dhe Rezarta Smaja, Florent Abrashi, Sigi Bastri, Lindi Islami, Jozefina Simoni, Renis Gjoka, dhe Adrian Lulgjuraj,
Ndërkohë që nuk do ti mungojnë festivalit edhe pionierët e muzikës, ekranit, dhe talen t show-ve nga vendi, ku në këtë kategori vijnë si premierë në edicionin e 54-të të festivalit emra si Egert Pano, Enxhi Nasufi, Dilan Reka, Egzon Pireci, Besa Krasniqi, Edea Demaliaj, Andi Tanku, Nilsa Hysi, dhe Aslaidon, fituesi i The Voice of Albania IV.
Edicioni i 53-të i festivalit u fitua nga këngëtarja Elhaida Dani, e cila e përfaqësoi Shqipërinë në “Euro-song” me këngën “I’m Alive”.