Fevziu: Pse qëndruat aq gjatë në takim me Ramën? Ja si përgjigjet Basha

Kreu i Partisë Demokratike Lulzim Basha është shprehur në emisionin “Opinion” është se e ka takuar Ramën vetëm për vetëm pasi ai e ka kërkuar takimin të tillë. Basha tha se takimi vetëm për vetëm me  Ramën zgjati 4 orë sepse ishte i rëndësishëm dhe në të do të vendosej marrëveshja.

Basha: Ta them haptas fare nuk mendova që do të shkonim drejtë një marrëveshje. Unë kisha konsumuar dy raunde me të,ai nuk lëvizte nga qëllimet e tij ne po ashtu ndërkohë erdhi në atë takim ku të gjithë partitë i bën thirrje për pranimin e paketës, ky ndërkohë nuk e kishte pranuar.

Fevziu: Përse qëndruat aq gjatë me Ramën, rreth 4 orë?

Basha: Jo për muhabete koti të siguroj. Ishte një negociatë e vështirë. /opinion.al

SHKARKO APP