FIFA përjashton nga kandidimi Mishel Platini
Pas incidenteve në Beograd, Mishel Platini u kthye në një personazh të urryer për shqiptarët sepse dënoi dronin dhe akuzoi ekipin tonë, duke shfajësuar serbët për incidentet.
Kreu i UEFA-s që përfolur si kandidat i mundshëm për të marrë drejtimin e FIFA-s, por kjo e fundit e ka përjashtuar Michel Platini nga lista e kandidatëve për postin e presidentit.
FIFA ka publikuar emrat e pesë kandidatëve për postin e presidentit të këtij asociacioni, por në mesin e tyre nuk gjendet presidenti në fuqi i UEFA-së, Mishel Platinin.
Nëpërmjet një komunikate, FIFA ka njoftuar se kandidatët janë: Prince Ali Al Hussein, Sheikh Salman Bin Ebrahim Al Khalifa, Jerome Champagne, Gianni Infantino dhe Tokyo Sewëale.
Platini dhe Musa Hassan Bility nuk janë më në mesin e tyre.
Vendimi mund të apelohet në Gjykatën e Arbitrazhit për Sport.