FIFA, zëvendësin e Blatter e zë gjumi në konferencën e parë
FIFA nuk po kalon momente të mira, pas skandaleve të korrupsionit që tronditën Sepp Blatter dhe drejtuesit e tij, dhe arrestimeve të presidentëve të Konfederatës së Amerikës Veriore dhe Konfederatës së Amerikës së Jugut, duket e vështirë që edhe drejtuesit provizorë të ndihmojnë në zgjidhjen e problemeve.
Issa Hayatou, që zëvendësoi zviceranin duke u emëruar president në detyrë i FIFA-s deri në Kongresin e Jashtëzakonshëm të 26 Shkurtit në Zyrih, ka dremitur në konferencë për shtyp.
Gjithçka në një dalje për mediat e organizuar nga vetë ish-atleti kamerunas dhe drejtuesi sportiv. Ndoshta prej lodhjes nga angazhimet e shumta. Imazhet që tregojnë sesi 69-vjeçarin e zë gjumi kanë bërë xhiron e botës.
E gjithë kjo ndodhi në orët kur arrestimet e funskionarëve të lartë të FIFA-s me akuzën e korrupsiont kanë vazhduar. Një çështje që do ti mbante të gjithë pa gjumë, por duket jo Issa Hayatou.
Kjo ishte dalja e parë e Hayatou për mediat si president në detyrë i FIFA-s. Në momentet kur nuk ishte përgjumësh dhe mbajti fjalimin në foltore, kamerunasi, i cili në vitin 2002 konkurroi kundër Blatter duke e humbur garën, u shpreh se konfederata botërore e futbollit duhet të ndërmarrë një sërë reformash për të rikthyer besueshmërinë.