Atmosferë elektrizuese kuqezi, në takimin e Kryeministrit Rama në Londër
Ashtu siç edhe parashikohej, takimi i Ramës në sallën “The Cooper Box”, në Queen Elizabeth Olympic Parc filloi nën një spektakël kuq e zi, duke e kthyer Londrën në kryeqendrën e shqiptarisë. Mijëra shqiptarë ishin duke e pritur, ndërkohë disa kishin dalë me pankarta kundër tij.
Kryeministri Edi Rama mbajti fjalën këtë të diel në takimin me shqiptarët e diasporës që jetojnë në Britaninë e Madhe.
Fjalën e tij kryeministri Rama e nisi me “Ndjesë për një grusht të verbërish atje te dera që të verbrit në Tiranë kishin marrë me vete librin e shtëpisë sonë dhe bërtisnin aty përballë. Megjithatë me keqardhje, por pa asnjë dyshim me vetëdijen që edhe ata janë pjesë e familjes sonë të madhe unë kam besim se kjo ndasi e vjetër është drejt fundit të saj”- tha ai.
Kryeministri foli edhe për Lord Bajronin, anglezin e famshëm.
“Më pëlqejnë shumë shqiptarët i shkruante Lord Bajron të ëmës. Feja e tyre bën shumë pak ndryshim në sjelljen dhe qëndrimin e tyre. Mua dhe personave me mua na ndihmuan dhe nuk pranuan asnjë shpërblim. Dua të më duash tha jo të më paguash.
Bajroni u mahnit nga sjellja dhe mikpritja e shqiptarëve.
Të gjitha britanikët që radhën në Shqipëri ishin dëshmitar të mikpritjes së një kombi që priste miqtë dhe dallonte armiqtë”.
Ndër të tjera kryeministri theksoi:”Një popull që kurrë nuk i ka mbyllur derën të tjerëve kur kërkuan mbrojtje. Një popull që i dha Shqipërisë kurorën e ndërit kur kishim më shumë hebrenj se para Luftës së Dytë Botërore sepse nuk ua dorëzuan nazistëve siç bënë disa të tjerë. Disave prej jush ju është dashur të fshihni identitetin apo të bëni punë që as nuk ju kishte marrë mendja se do të bënit.
Do të marrim nismë ligjore që regjistrimin pa telashe në Shqipëri të atyre që u regjistruan si kosovar këtu në Angli. Do vijojmë përpjekjet diplomatike për t’ju mundësuar ju që keni një emër tjetër nga ajo kohë, që të riktheni emrin e nënës dhe të babës”, tha ai.
Me tej Edi Rama ka kërkuar votën e emigrantëve shqiptar në Britani, për zgjedhjet parlamentare të 2025.
“Flamuri ynë kombëtar do ngrihet si i barabartë mes të barabartëve si simbolikë e bashkimit tonë në BE. Ju sot nuk jeni thjeshtë bashkëatdhetarë me të drejtë vote, jeni votues që mund të merrni pjesë në zgjedhje duke ushtruar të drejtën e votës nga këtu ku jeni.
Fare hapur ju them ju dhe gjithë shqiptarëve kudo janë se pranverën e ardhshme e dua votën tuaj nga ky gadishull për t’ju bërë edhe më shumë krenar në sytë e botës e për të bërë Shqipërinë edhe më të mirë, për të gjithë fëmijët, edhe të atyre shqiptarëve që ishin sot të verbuar e të keqkuptuar.
Së bashku me ata pak që ishin futur sot këtu si diversantë që nuk janë fajtor sepse përgjegjësinë e kanë ata që me votë duhet t’i tregoni pranverën e ardhshëm që duhet të largohen nga oborri i mexhelisit tonë ku ka vend për të qenë të ndare në ide e pikpamje, por jo për të qenë të ndarë në këtë formë ku ndasia u shfaq sot, me 3 mijë veta këtu dhe 30 atje jashtë që nuk ndalonin së shari nën shembullin e atyre që bënë Kuvendin si sokakun e të marrëve që shajnë e predikojnë shkatërrim”- shtoi Rama.