Filozofi kinez dhe Rama

Nga Mitro Çela

Duke vrarë mendjen për të gjetur një ide për haberin, mu kujtua një recetë e filozofit kinez Zen…Një politikan i sërës së lartë trokiti në derën e filozofit. I thotë:

-Mësomni mua rrugën e çlirimit!

-Kush ju skllavëron? Pyeti filozofi.

– Askush,- nuk vonojë përgjigja e politikanit.

-Kur nuk je I sklavëruar, pse kërkon shpëtim?! Tha dhe buzëqeshi alla kinesçe filozofi.f

Them ta mbyll meselenë duke e lënë mënjanë moralin. Në fund të fundit me kinezërira jemi “ngopur” deri në grykë në epokën e ndritur të Enverit. Po halli i haberit?

Edi Rama ka rënë në hall. Kërkon ta bëjë vatanë me “Kushtetutë” për gjyqësorin. Në fillim bëri llogari. Nën hyqëm i dolën 84 deputetë. I dilnin dhe i mjaftonin. Nuk i duhej as Berisha, as Basha e as Presidenti…

Dje ndodhi hataja. Në fillim llafosi ministri i Drejtësisë. Tha. Duhet edhe opozita. Në darkë Ilir Meta mblodhi kryesinë. I bajti ison ministrit që është edhe nënkryetar i LSI-së.

Rama mbeti si “peshku” pa ujë. Pa Metën nuk i dalin deputetët për të kapërcyer ligjin. Pak a shumë del si i skallavëruar nga Meta. Ja ku na doli në qafë filozofi i rracës së verdhë.

-Kur u skllavëruara nag Meta?…Në vitin 2013…Kush e skllavëroi?…Vetë. Pse vetë? Përgjigjen e gjen tek libri “Kurbani”…E ka shkruar Rama në beharin e vitit 2009. Libri ka shumë personazhë negativë. Spikat Meta.

-Kush ju ka skllavëruar?- pyeti filozofi Zene

-Askush,- përgjigjet kryeministri Rama.

I bëra lëmsh. Normale. Si puna e politikës…

SHKARKO APP