Financat: Në buxhet mungojnë 6.9 miliardë lekë
Ministria e Financave publikon ecurinë e të ardhurave dhe të shpenzimeve për 10-mujorin e këtij viti 2015, Ku sipas shifrave të këtij institucioni, buxhetit i mungojnë 6.9 miliardë lekë.
“Të ardhurat totale të buxhetit arritën 279 miliardë lekë nga 285.9 miliardë lekë të parashikuar për periudhën”, citon MF-ja.
Teksa vihet re rënia në të ardhurat nga Administrata Doganore. Gjithashtu dhe “Akciza” ka mosrealizim të planit prej rreth -3.3%, por krahasuar me një vit më parë ajo është rritur me rreth 0.8%.
“Tatimi mbi të ardhurat personale” është me mosrealizim kundrejt planifikimit .Gjithashtu, edhe të ardhurat nga renta minerale për produktet e tjera ka rënë.
Sipas treguesve fiskalë të konsoliduar, të ardhurat totale janë realizuar në masën 311 miliardë lekë, ose afërsisht 10.9 miliardë lekë më pak se plani i periudhës 10-mujore.