“Financial Times”: Shqipëria, jashtë listës ku ia vlen të investosh
Kryeqytete apo qytete të Maqedonisë, Serbisë, Kroacisë dhe Bosnjë-Hercegovinës renditen në listën e vendeve të më të mira europiane për investime referuar efiçencës së kostos, ndërsa Shqipëria mungon.
Kjo pohohet në një publikim të fundit të “Financial Times”, titulluar “Qytetet dhe rajonet e të ardhmes, 2016”, ku Shqipëria sërish nuk ka asnjë qytet apo rajon, ashtu siç nuk kishte as vitin e mëparshëm, të favorizuar për investime.
Për të realizuar renditen e investimeve të huaja direke, “Financial Times” mbledh konkretisht të dhëna nga 481 zona në shtetet europiane (294 qytete, 148 rajone dhe 39 kompani partnere lokale) në pesë kategori: potenciali ekonomik, mjedisi i punës, efiçenca e kostos, infrastruktura dhe klima e favorshme e biznesit.
Sipas publikimit të tij të fundit, kryeqyteti i Maqedonisë, Shkupi, është i gjashti dhe në listën e qyteteve të vogla europiane për nga stategjia e investimeve të huaja direkte. Stip, një tjetër qytet i Maqedonisë është gjithashtu i pari në kategorinë e efiçencës së kostos për investimet e huaja direkte, por në kategorinë e qyteteve mikro- europiane.
Por krahas Maqedonisë, në renditje ka dhe qytete të tjera nga rajoni. Konkretisht, Beogradi është i teti në listën e 10 qyteteve të mëdha europiane për nga efiçenca e kostos. Sremska Mitrovica, Sombor, Vranje, Zajecar, Vojvodina janë të tjera qytete e rajone të Serbisë në listën e “Financial Times”.
Zagrebi është i 9-ti në top listën e vendeve të Europës Juglindore (i pari është Stambolli). Ivanec dhe Jastrebarsko janë gjithashtu në listë nga Kroacia.
Edhe nga Bosnjë-Hercegovina pwrfshihen disa qytete, si Sarajeva, që është e gjashta në listën e 10 qyteteve të mesme europiane për nga eficienca e kostos. Qytet tjetër në listë nga Bosnja është dhe Prijedor.