“Financial Times”: Trumpi kërcenoi Zelenskin “që jepi Putinit çfarë kërkon”!

Sipas një raportimi të gazetës prestigjioze “Financial Times”, presidenti amerikan Donald Trump i ka bërë thirrje udhëheqësit ukrainas Volodymyr Zelensky të pranojë kushtet e Rusisë për t’i dhënë fund luftës.

Gazeta britanike citon burime të pranishme në takim, sipas të cilave Trump ka paralajmëruar se Vladimir Putin “do ta shkatërronte Ukrainën” nëse Zelensky nuk do të pranonte marrëveshjen.

Takimi midis dy liderëve, i zhvilluar pak ditë më parë, u përshkrua nga burimet si “një përplasje me tone të larta dhe britma”, gjatë së cilës Trump “vazhdimisht shante dhe kundërshtonte” argumentet e presidentit ukrainas.

Swiss Digital Desktop Reklama

Sipas “Financial Times”, Trump hodhi poshtë hartat e vijës së frontit që Zelensky paraqiti dhe këmbënguli që Ukraina t’i dorëzonte Rusisë të gjithë rajonin e Donbasit, duke përsëritur thuajse fjalë për fjalë kërkesat e Kremlinit.

Swiss Digital Mobile Reklama

“Edhe pse Zelensky arriti në fund ta bindte Trumpin të përsëriste mbështetjen për ngrirjen e vijave aktuale të frontit, takimi i ashpër tregoi qartë ndryshimin e qëndrimit të presidentit amerikan ndaj konfliktit,” – shkruan gazeta londineze.

Sipas burimeve të njëjta, mbrëmjen e 16 tetorit, Trump ka zhvilluar një bisedë telefonike direkte me presidentin rus Vladimir Putin, gjatë së cilës është diskutuar mundësia e një armëpushimi të kushtëzuar.

Dy liderët, raporton “Financial Times”, ranë dakord të takohen brenda dy javësh në Budapest, me qëllim “gjetjen e një formule për paqe”.

Zyrtarë të lartë të Shtëpisë së Bardhë, të cituar në raport, kanë pohuar se gjatë bisedës Putin kërkoi dorëzimin e plotë të kontrollit mbi rajonin e Donetskut si kusht themelor për përfundimin e luftës.

As Shtëpia e Bardhë dhe as zyra e presidentit ukrainas nuk kanë lëshuar ndonjë njoftim zyrtar mbi takimin apo bisedat telefonike, ndërsa të dyja palët kanë refuzuar të komentojnë publikisht për zhvillimet.

Ky raportim i “Financial Times” ka shkaktuar tronditje në qarqet diplomatike perëndimore, pasi sinjalizon një ndryshim të mundshëm të linjës amerikane ndaj konfliktit ruso-ukrainas, veçanërisht nëse administrata Trump do të ndjekë politikën e “paqes përmes marrëveshjes territoriale”.

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

Mendoni se Berisha do ta bllokojë kryeministrin me turma popullore?