Financimet e ISIS në Shqipëri, qeveria: Sekuestrim llogarive bankare
Qeveria shqiptare ka vendosur të fusë Shtetin Islamik në listën e financuesve të terrorizmit.
Kështu, në mbledhjen e fundit të Këshillit të Ministrave është bërë ndryshimi sipasi listës ndërkombëtare të OKB-së për organizatat që financojnë terorizmin, ku është shtuar edhe Shteti Islamik, i njohur zyrtarisht me akronimin ISIL, ose ISIS.
Kështu, nëse autoritetet shqiptare bien në gjurmë të financimeve të dyshimta nga Shteti Islamik duhet të bëjnë sekuestrimin e llogarive bankare.
E njëjta gjë vlen edhe për pasuritë e palujatshme që dyshohet se financojnë ISIS. Në të njetën listë gjendet edhe oragnizata Al Kaeda.
Vendimi i qeverisë do të hyjë në fuqi menjëherë pas publikmit në fletoren zyrtare.