Fisi i paprekur nga bota moderne

Fotografitë mahnitëse të jetës së përditshme të një fisi, të cilët jetojnë të fshehur larg në një ishull dhe larg botës moderne, paraqesin një jetë jo të zakonshme por kureshtare. Fisi me 64,000 njerëz jeton në ishujt e Indonezisë.

Ata janë të njohur për tatuazhet e tyre të dallueshme dhe shtëpitë e tyre të cilat janë të mobiluara me kockat e gjahut. Në rast të fatkeqësisë apo sëmundjeve, anëtarët e fiseve thërrasin njeriun e tyre për të komunikuar me shpirtrat. Ata nuk vishen si njerëz normal por kanë traditat e tyre si në mesjetë dhe ashtu i ruajnë, me dashuri.

Këto imazhe mahnitëse të dokumentuara paraqesin jetën e përditshme të burrave, grave dhe fëmijëve të fisit vendas në Indonezi që ka arritur të ndjekin rrugët tradicionale të të jetuarit, larg shoqërisë moderne. Ata janë një popullsi amtare në Indonezi,  të njohur për tatuazhet e tyre dekorative dhe për të jetuar si gjysmë nomade. Ata jetojnë në shtëpitë të cilat janë të njohura dhe të ndërtuara duke përdorur dru bambu dhe bar, dhe janë të mobiluara me kockat e gjahut, ushqehen me atë çfarë ata mbledhin vetë dhe gjithçka e prodhojnë dhe e konsumojnë vetë, ata nuk dalin kurrë nga fisi, qëndrojnë aty. Familjet ndryshojnë e që përbëhen nga 30 deri në 80 anëtarë. Thuhet se anëtarët e fisit besojnë se të gjitha objektet e gjalla duke përfshirë edhe bimët do të duhet të kenë një jetë shpirtërore.

Specialist i vetëm në komunitet është njeriu i mjekësisë që është përgjegjës për komunikim, i cili lutet me shpirtrat e shpirtrave – në rast të fatkeqësisë apo sëmundjes. Ai është quajtur për të rivendosur harmoninë brenda grupit. Shumica e njerëzve të fisin konsiderohen si heronj, e që të gjithë në ishull janë shumë të lumtur. Ata e duan këtë mënyrë jetese, dhe njerëzit që vijnë nga bota e jashtme vijnë për të vizituar, sepse u pëlqen kjo pamje dhe vendasve ju pëlqen të tregojnë mënyrën e tyre të jetesës dhe ishullin e tyre.

R.SH

fisi1 fisi2 fisi3 fisi4 fisi5 fisi6 fisi8

SHKARKO APP