Fitorja e Vuçiç-it dhe shansi i humbur i Gruevskit

 

Swiss Digital Desktop Reklama
Swiss Digital Mobile Reklama
Azem Parllaku
Ka shtete të "mira" dhe "jo të mira", ashtu sikurse ekzistojnë dhe kombe të "mira" dhe "jo të mira". Nga tekstet e historisë kemi mësuar për kombe e shtete, të tilla që kanë mbrojtur Europën kundër Azisë, krishterimin kundër islamit, civilizimin kundër barbarisë, etj.
Po nga tekstet e historisë jemi njohur dhe kemi mësuar për heronj të kombeve, e udhëheqës të shteteve, të tillë që kanë marrë përgjegjësinë për fatet e kombit dhe shtetit të tyre.
E lindur vonë, historia moderne, është konceptuar dhe zhvilluar, si instrument ndihmues i nacionalizmit. Si mjet i ideologjisë nacionaliste, promovohet si sukses i madh, ndërkohë që: e ka kthyer të kuptuarit tonë të së shkuarës në një kosh plehrash toksikë. 
Tirana, për dy ditë u kthye në qendër të vëmendjes, diplomatë nga Europa, popujt ballkanas dhe mediat, u fokusuan tek takimi i kryeministrave të rajonit, nga ku priteshin mesazhet shpresëdhënëse për një gadishull, që nuk ka pse të anatemohet më: si më i padisiplinuari dhe më i gatshmi për të shpërthyer. Përtej nismave dhe projekteve të karakterit ekonomik, ky takim ishte më shumë i rëndësishëm, për të dëshmuar se: vetëm nëpërmjet bashkëpunimit dhe përpjekjeve të përbashkëta mund të ecet përpara dhe të ndihmohet njëri-tjetri.
Duke i konsideruar të papërfillshme detaje dytësore, tashmë të ditura nga të gjithë, e rëndësishme është të kuptuarit e rolit të shtetarit (udhëheqësit), i cili është i ndryshëm nga ai i analistit.
Në qoftëse analisti e zgjedh problemin që ai dëshiron për të studiuar, shtetarit problemet i imponohen, madje duke patur dhe presionin e kohës, dhe mundësinë për të zgjidhë enigmën vetëm njëherë, gabimet e tij janë të pariparueshme.
Në takimin e Tiranës profili i Kryeministrit të Serbisë ishte në qendër të gravitetit, kjo për shumë arsye, të së shkuarës, tanishmes dhe të ardhmes.
Ka shumë gjasë që; Në konkluzionet e takimit midis kryeministrave të rajonit Aleksandër Vuçiç mund të konsiderohet më i suksesshmi, si në rrafshin nacional ashtu dhe atë ndërnacional.
Deklarata e tij për Kosovën në kryeqendrën e shqiptarëve Tiranë, është ngazëllyese për opinionin publik në Serbi. Ndërkohë përshtypjet e tij për Shqipërinë, shtërngimi i dorës me Kryeministrin e Kosovës Isa Mustafa, si dhe deklarimet zyrtare të menduara mirë përsa i përket bashkëpunimit dhe të ardhmes së rajonit, patjetër që do të kuotohen në vlerësimet e ndërkombëtarëve.
Në mënyrë të kujdesshme Vuçiç disa ditë përpara se të vinte në Tiranë e sintonoi qëndrimin e tij me ndërkombëtarët, në lidhje me pritshmëritë e këtij takimi, ndërsa në mënyrë të stërholluar nëpërmjet deklarimeve në shtyp u pozicionua favorshëm përballë opinionit publik vendas, kryesisht duke i'u referuar mardhënieve me shqiptarët dhe zhvillimeve në shtetin kufitar Maqedoninë.
Krejt ndryshe, ishte qasja në këtë takim e kreut të Qeverisë maqedonase Nikola Gruevski.
Deklarata e tij; "Bashkëpunimi rajonal mbledh të gjithë udhëheqësit e vendeve të Europës juglindore dhe duhet të jenë të kujdesshëm e të përgjegjshëm në deklaratat në mesazhet që dërgojnë sepse pjesa më e madhe e qytetarëve tanë i ndjekin këto mesazhe dhe çdo mesazh i thënë në mënyrë jo të përshtatshme në mënyrën jo të duhur mund të krijojë një ndjesi negative tek qytetarët dhe nuk do të ishte e mirë dhe do ishte e vështirë më pas të të zgjidhnim këtë ndjesi", nuk mund të vlerësohet ndryshe vecse një hipokrizi.
Gruevski duke folur kështu për harmoninë e rajonit, harroi bashkëjetesën e qytetarëve në shtetin e tij, e në këtë mënyrë ai u promovua si zëri i mocëm ballkanas, një mendje e vogël shoviniste, dhe djallzore.
Popujt e ballkanit vecanërsht shqiptarët prisnin një qëndrim autokritik dhe të përgjegjshëm për ngjarjet në Kumanovë, nga ana e tij fodulli Gruevski, i jepte leksione rajonit dhe nëpërmjet tij Europës, kur deklaroi se; "Në vendin tonë i cili është multietnik do doja të thoja që integrimi europian dhe atlantik është një faktor kryesor koheziv mes komunitete të ndryshme etnike. Nga ky këndvështrim Maqedonia është e përqendruar në reformat në çdo fushë të cilat nevojiten për tu zbatuar sa më shpejt dhe për të qenë e përgatitur për tu bashkuar në Bashkimin Europian".
Si "zëri" i vjetër Gruevski kishte shansin për të kuptuar se: për të ndërtuar Babelin nuk duhet vetëm argjil, gurë, bitum, kafshë pune, muratorë, hekurthyes, puntorë e të tjerë zanatçinj, ajo çfarë duhet është gjuha e përbashkët.

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

A e liron Gjykata Kushtetuese nga burgu, Erion Veliajn?