Flavio Qarri: Foltoret e Salianjit, gënjeshtër dhe makineri për qeverinë

Në emisionin Off the Record me Andrea Dangllin në A2 CNN, gazetari Flavio Qarri kritikoi lëvizjen e Ervin Salianjit dhe foltoren e organizuar në Durrës, duke thënë se nisi me gënjeshtër. “Zoti Salianji tha se u ftua, kjo është një gënjeshtër shumë e madhe, që rrëzoi çdo pseudomoral të mundshëm të foltores,” deklaroi Qarri.

Ai shtoi se vendi ku u organizua takimi nuk kishte asnjë lidhje me strukturat partiake apo qytetarët që përfaqëson. Sipas tij, foltorja nuk i shërben kauzës së Partisë Demokratike, por përfiton kundërshtarin politik, Edi Ramën. “Kjo është një makineri për të çfokusuar vëmendjen nga raporti OSBE-ODIHR dhe për të amplifikuar mediat e pushtetit,” tha Qarri.

Gazetari theksoi se opozita duhet të fokusojë energjitë tek skandalet e qeverisë dhe shqetësimet reale të qytetarëve. Ai kritikoi gjithashtu mënyrën se si diskutohet korrupsioni i ministrave, duke e cilësuar si një çështje e deformuar nga mediat dhe politika. “Thelbi i problemit në Shqipërinë e 2025-ës nuk është debati ligjor për arrestime, por si të bllokohet dhe ndalohet vjedhja e zyrtarëve dhe e stafit të tyre,” tha Qarri.

Swiss Digital Desktop Reklama
Swiss Digital Mobile Reklama

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

Pas vendimit të gjykatës kushtetuese a duhet liruar Erion Veliaj dhe të gjykohet në gjëndje të lirë?