Flet vajza që akuzoi Leonard Bombajn për përdhunim

Historia e saj tronditi Tiranën pesë vite më parë.

Ajsi Xhaxhaj, që atëhere ishte vetëm 15 vjeçe dhe pjesë e “Kripëmjaltëzave”, akuzoi regjizorin Leonard Bombaj se e kishte përdhunuar.

Por, prokuroria nuk gjeti prova për akuzat.

Swiss Digital Desktop Reklama

Ndërsa vetë Bombaj e akuzoi vajzën, bashkë me Arkimend Lushajn, apo Stresin, për gjobvënie.

Swiss Digital Mobile Reklama

Tashmë ajo është rikthyer sërish për të qenë moderatore në “Agon Channel.

Dhe, ka pranuar të flasë për “Panoramën”, mbi rikthimin e saj në ekran:

“Doja fillimisht të qetësohesha vetë, pasi isha shumë e ngarkuar, dhe për më tepër, ashtu siç ju thatë, isha vetëm 15 vjeç”.

Ndërkohë, ajo flet edhe për Leonard Bombaj, që nxorri një libër me titull “Në emër të Atit, të Bijës dhe Shpirtit të Zbathur”, pas ngjarjeve me Ajsin:

“E kam lexuar dhe jam gajasur së qeshuri. M’u desh pak kohë për ta lexuar dhe sinqerisht që më ka bërë shumë për të qeshur. Por dua të theksoj se gjatë këtyre viteve kam lexuar shumë libra. Përmend këtu “Kur qau Niçja”, libër filozofik që më ka ndihmuar për të qartësuar shumë gjëra në mendje. Si dhe librin “Lolita”, ku kam gjetur shumë përgjigje të pyetjeve që i bëja vetes”, thotë ajo.

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

A e liron Gjykata Kushtetuese nga burgu, Erion Veliajn?