Florjan Binaj i bashkohet protestës së Agron Shehajt te Kryesia e Kuvendit

Partia ”Mundësia” mbajti një protestë jashtë ambienteve të Kryesisë së Kuvendit, ndërkohë që brenda saj mbahej mbledhja e Këshillit të Mandateve dhe Imuniteteve për të shqyrtuar kërkesën e Prokurorisë së Posaçmes, SPAK, për heqjen e imunitetit të zv/kryeministres Belinda Balluku.

I pranishëm në protestën e thirrur nga partia Mundësia ishte edhe kandidati i pavarur për Bashkinë e Tiranës, Florjan Binaj. Për të protestat janë “detyrë bazë e çdo qytetari që nuk pranon të nëpërkëmbet, të vidhet dhe të nënçmohet”.

Kryetari i Partisë ”Mundësia”, Agron Shehaj në fjalën e tij përpara protestuesve paralajmëroi se kjo e sotmja nuk është protesta e parë dhe as e fundit. Shehaj u bëri thirrje qytetarëve shqiptarë që të dalin në krah të drejtësisë e cila po sulmohet nga pushtetarët e korruptuar që kanë qëllim të mbrojnë veten e tyre përpara ligjit.

Swiss Digital Desktop Reklama
Swiss Digital Mobile Reklama

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

Mendoni se Berisha do ta bllokojë kryeministrin me turma popullore?