Fluturim mbi Jupiter (VIDEO)

Një video e realizuar nga një matematicien gjerman, na sjell një pamje mahnitëse të planetit më të madh të sistemit tonë diellor, Jupiterit.

Më shumë se 2000 vëzhgime të sondës Juno, bërë mbi Jupiter në të gjitha këndet, janë përpunuar dhe sjellë në këto pamje, duke mundësuar kështu një fluturim mbi gjigantin e gaztë.

Sonda e NASA-s Juno, e cila vëzhgon Jupiterin që nga viti 2011, ka arritur të afrohet deri në lartësinë 5 mijë kilometra nga polet e planetit shumë ngjyrësh. Planeti është përshkruar më herët nga NASA si një vend me një botë tepër të trazuar dhe komplekse.

[vimeo url=”https://vimeo.com/219993811″ width=”560″ height=”315″]

SHKARKO APP