FMN: Ballkani Perëndimor ka mbetur prapa vendeve ish-komuniste

Fondi Monetar Ndërkombëtar (FMN) në raportin e sotshëm , “Ballkani Perëndimor: 15 Vitet e Tranzicionit Ekonomik,” referon se, Shqipëria, Bosnja dhe Hercegovina, Kroacia, Kosova, Maqedonia, Mali i Zi dhe Serbia janë duke mbetur prapa vendeve të tjera ish-komuniste që kanë kaluar tranzicione të krahasueshme.

Një ekip i ekspertëve të FMN analizoi zhvillimet ekonomike që nga fundi i konfliktit të viteve 1990.
Vendet u përfshinë në tregtinë globale, u zgjerua rolin e sektorit privat dhe u zhvilluan sistemet bankare. Por transformimi i humbi vrullin në mesin e viteve 2000, pjesërisht për shkak të frenimit të reformave për interesa vetjake.

Kriza financiare 2008 i ka goditur rëndë dhe tashmë ka ekspozuar shumë dobësi strukturore. “Sot, gjashtë vjet pas krizës, është e qartë se Ballkani Perëndimor mbetet mbrapa vendeve të tjera të Evropës në zhvillim në rritjen e të ardhurave dhe duke mbyllur hendekun me vendet e avancuar të Bashkimit Evropian” referohet në raportin e FMN.

Këshilla kyçë e FMN është që vendet e rajonit të shtojnë vëmendjen ndaj reformave. “Ne duhet të jemi të shqetësuar për këtë. Pa reforma të mëtejshme rritja e viteve të fundit do të mund të bëhet normë.”, tha David Lipton, Zëvendës drejtori i parë i FMN-së menaxhues.

Ballkani Perëndimor ka pasur një rritje mesatare të PBB prej pak më shumë se 5 për qind, pak më poshtë shteteve të reja antare si, Bullgaria, Republika Çeke , Estonia, Hungaria, Lituania, Letonia, Polonia, Rumania, Republika Sllovake dhe Sllovenia, vendet që u bashkuan me BE gjatë zgjerimit të 2004 dhe 2007). Pas krizës së vitit 2008 , ndërsa grupi vendet e reja të BE kanë pasur një rritje mesatare prej rreth 2 për qind, Ballkani u përball me një rezultat negativ.

Çfarë atëherë duhet bërë? Dy rekomandimet kryesore të FMN janë ruajtja e stabilitetit makroekonomik dhe reformat e thella strukturore. Vendet duhet të trajtojnë deficitet fiskale dhe të reduktojnë borxhin publik; të investojnë në sektorët e tregtueshëm për të rritur eksportet dhe të reduktojnë deficitin e llogarisë korente. Gjithashtu FMB rekomandon se vendet duhet të përballen me problemin e kredive me probleme që bllokojnë sistemet financiare, kështu që bankat mund të japin hua përsëri në sektorin privat. Të përmirësohet konkurrenca, të privatizohen ndërmarrjet shtetërore dhe të përmirësohen tregjet e punës.

SHKARKO APP