FMN: Ulen parashikimet për rritjen globale në 2015-ën
Fondi Monetar Ndërkombëtar ka ulur parashikimet për rritjen globale ekonomike të 2015 dhe vitit të ardhshëm. FMN pret që rritja të jetë 3.5% këtë vit krahasuar me shifrën fillestare të 3.8% që u parashikua në tetor. Edhe parashikimi për 2016 është ulur dhe llogaritet të jetë deri në 3.7%.
Ulja e parashikimit për rritjen ekonomike vjen pavarësisht një rritje të papritur të ekonomisë globale që u reflektua pas uljes së cmimit të naftës që rezultoi pozitive për shumë shtete.
FMN pret që shumë faktorë negativë do të ndikojnë në uljen e ekonomisë, dhe kryesisht të investimeve.
Ndërkohë për eurozonën FMN pret rikuperimin e mëtejshëm por rritja nuk do të jetë e ndjeshme. Parashikim për eurozonë është 1.2% këtë vit dhe 1.4% në 2016. Për Bankën Qendrore europiane prioriteti imediat është deflacioni apo rënia e cmimeve.
Ekspertët finaciarë thonë se deflacioni është një forcë shqetësuese por nuk është puthja e vdekjes sipas tyre dhe nuk pengon rritjen ekonomike. Por deflacioni mund të rilindë krizën e borxhit. Ndërkohë edhe Kina ka pësuar ulje të parashikimit. Shifrat tregojnë se rritja e ekonomisë u ul në 7.4% vitin e shkuar nga 7.7% në 2013.
Sipas FMN në 2016 rritja do të jetë 6.3%, dhe kjo do të ndikojë pozitivisht në rritjen e ekonomive të tjera aziatike.
Rënien më të madhe në parashikimin e FMN e ka pësuar Rusia , kjo për shkak të rënies së cmimit të naftës dhe tensionit me Ukrainë cka rezultoi në sanskione për shtetin rus. Këtë vit rritja atje pritet të jetë 3 % dhe 1% vitin e ardshëm. Ndërkohë në SHBA rritja do të jetë 3.6% në 2015 dhe 3.3% në 2016. Rënia e cmimit të naftës ka prekut edhe ekspotuesin kryesor Nigerinë, ku rritja ekonomike parashikohet në 4.8%, shifër kjo gjithësesi e lartë për ekonominë nigeriane.