”Foltorja e jetës sime”, Berisha me demokratët: Ja pse zgjodha ta nis me Mirditën
Sali Berisha ka zhvilluar një takim në Mirditë duke nisur foltoren e tij të dytë që nga viti 2021. Berisha tha se kjo është foltorja e tij, dhe shton se vendosi ta çelë në Mirditë pasi sipas tij, e kanë ndëshkuar dy herë me votën kryeministrin Edi Rama.
”Për të mbrojtur vlerat në kushtet jashtëzakonisht të një diskriminimi ekstrem. Të një propagande mashtruese që barazohet me atë të viteve të zeza të regjimit komunist.
Përsëri drita e së vërtetës ju priu ju për të ndëshkuar me votën tuaj këtë të keqe të madhe që ka pushtuar vendin. Votuan në zgjedhjet lokale dhe të përgjithshme kandidatët e opozitës shqiptare.
Pikërisht për këtë arsye, unë zgjodha Mirditën për çelur siparin me foltoren e dytë e cila dua të them se është foltorja e jetës sime. Është foltorja e jetës sime, është për demokracinë për familjen dhe për Shqipërinë. Nëse me foltoren e parë ne së bashku dhe nuk harroj kurrë pritjen tuaj, ne shpëtuam PD-në. Po bëj gjithçka që Shqipëria të ishte pa opozitë.
Mbyllni sytë dhe kujtoni fshatrat e bukura të Mirditës zonat e saj ku janë njerëz, ku janë nxënësit, ku janë fëmijët? Pra por si kjo është e gjithë Shqipëria. Pra në 10 vite jemi zhbërë sa kurrë në ekzistencën tonë”,-tha Berisha.
KOHA JONË SONDAZH

