Foltorja e PD para Kryeministrisë, Berisha: Deri në dorëheqjen e Ramës

Një foltore është podiumi ku demokratët do të bëjnë opozitën e tyre para Kryeministrisë. Partia Demokratike ka ngritur një ”Parlament” paralel në Bulevardin ”Dëshmorët e Kombit” pasi sipas tyre në Kuvend nuk kanë pasur në asnjë moment kohën e mjaftueshme për të folur. Fjalën përveç kryedemokratit, do ta mbajnë dhe deputetë e simpatizantë.

Sakaq kreu i PD-së, Sali Berisha ka ndarë një mesazh para se të nis protesta. Ai thotë se nga sonte nis sezoni i protestave të pandërprera deri në dorëheqjen e Ramës dhe Lubisë.

”Opozita bëri gjithçka për një proces të ndershëm zgjedhor. Qeveria bëri gjithçka ta shndërrojë në farsë. Sot çdo shqiptar mban në dorë prova kombëtare e ndërkombëtare se me Edi Ramën nuk ka rotacion me votë. Prandaj nis sezoni i protestave të pandërprera deri në dorëheqjen e Ramës dhe Lubisë”,-shkruan Berisha.

Swiss Digital Desktop Reklama
Swiss Digital Mobile Reklama

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

Pas vendimit të gjykatës kushtetuese a duhet liruar Erion Veliaj dhe të gjykohet në gjëndje të lirë?