Foltorja para Kryeministrisë, Abilekaj: Duhet dialog mes shoqërisë dhe PD-së

Enton Abilekaj i ftuar në “Të Paekspozuarit” në MCN, tha se foltorja e PD-së para Kryeministrisë duhet të ketë dialog mes shoqërisë dhe partisë në mënyrë që të bëhet me konkurrente për të rrëzuar qeverinë.

Abilekaj tha se “E mira është që ky debat është publik, se ka nevojë për Foltore, për të diskutuar se çfarë do të ndodhë dhe si do të zgjidhet, si opozita do të bëhet gati të bëhet më konkurrente apo për të rrëzuar qeverinë.

E sigurtë, që kjo mënyrë nuk është e duhura, nuk është as foltore. Më demokratike ishte çadra e Bashës sesa kjo. Nuk kemi dialog mes shoqërisë dhe PD-së, ku pranohen faktet që përmendin dhe ato që ne dimë dhe flitet pastaj për një zgjidhje.

Swiss Digital Desktop Reklama

Opozita duhet të rishikojë veten, të ketë dialog me qytetarët, dhe të gjejë mënyrën si të luftojë këtë kleptokraci që ka asgjësuar zgjedhjet”.

Swiss Digital Mobile Reklama

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

A e liron Gjykata Kushtetuese nga burgu, Erion Veliajn?