Foltorja para Kryeministrisë, Shehu: Veprimet e Trump kanë tmerruar regjimin në Shqipëri

Deputeti i PD-së, Tritan Shehu nga Foltorja para Kryeministrisë, tha se ngjarjet e fundit në Venezuelë kanë tmerruar regjimin në Shqipëri. ”Ky është një vit deçiziv dhe shumë i rëndësishëm për ndryshimet e pritshme në Shqipëri për përballjen me këtë regjim, që ka asgjësuar votën e lirë dhe ka varfëruar njerëzit. Do jetë vit dinamik dhe rezistence i opozitës”, tha Shehu.

Për të kushtet brenda dhe jashtë Shqipërisë janë pjekur për shpërthimin e madh. ”Ndërhyrja amerikane në Venezuelë ishte e domosdoshme. Një popull i shtypur, në një regjim të egër, e ka të vështirë të rrëzojë regjimin pa mbështetje nga jashtë. Pa dyshim, aksioni i SHBA-së është i domosdoshëm në këtë botë për ta çliruar nga narkodiktatorët.

SHBA-ja konfirmohet garanci e lirive në botë. Pa dyshim, ngjarjet në Venezuelë e kanë tmerruar regjimin në Shqipëri dhe treguan që ka një gardian të madh të vlerave të demokracisë në botë, por unë jam i bindur që regjimi shqiptar do të rrëzohet nga shqiptarët”.

Swiss Digital Desktop Reklama
Swiss Digital Mobile Reklama

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

Kë do të votonit si kandidat për kryebashkiak në Tiranë?