Fondet e investimit – Ja korporatat ku investohen paratë e shqiptarëve

të depozitave në euro pranë zeros ka bërë që një sasi në rritje e kursimeve në euro të kanalizohen në fondet e investimit.

Sipas të dhënave nga nga Autoriteti i Mbikëqyrjes Financiare, në fund të vitit 2016, vlera e aseteve të fondit “Raiffeisen Invest”, që ofron mundësi investimi në monedhën europiane, arriti në 13.6 miliardë lekë ose më shumë se 100 milionë euro. Asetet neto të këtij fondi u rritën me 31% gjatë vitit të kaluar, çka dëshmon një synim për të siguruar kthime më të larta nga investimi i kursimeve.

Fondet në euro të “Raiffeisen Invest” investohen në obligacione të qeverisë shqiptare dhe atyre të huaja, në obligacione të korporatave dhe në fonde të tjera investimi jashtë vendit. Investimet në obligacionet qeveritare jashtë vendit përbëjnë rreth 9.4% të aseteve të Raiffeisen Invest. Pjesa më e madhe e tyre i takojnë qeverisë së Malit të Zi, të ndjekura nga obligacionet e qeverisë rumune, asaj polake dhe lituaneze.

Ndërkohë, një peshë akoma më të rëndësishme zënë titujt e korporatave, me afro 21% të totalit. Fondet e shqiptarëve rezultojnë të investuara në disa prej kompanive të mëdha globale, si Anheuser-Busch, Nestle, Vodafone, Sanofi-Aventis, Daimler, Statoil, Carrefour, etj.

Investimet e Raiffeisen Invest në tituj korporativë
% ndaj totalit të aktiveve
Raiffeisen Bank International        3,10
Peugeot        1,12
Sanofi Aventis        1,10
Schneider Electric        1,05
BP Capital Markets p.l.c.        1,09
Alliance Finance        2,31
Aeroport Paris        1,17
Anheuser-Busch        2,15
BayerCapital        0,91
Nestle Finance Int        1,54
Daimler AG        1,05
BASF SE        1,09
Carrefour        1,05
Statoil        1,01
Vodafone        1,01

Këto të dhëna dëshmojnë edhe njëherë akoma interesin e lartë të publikut për instrumente të Bursës. Përmes fondeve të investimit, investimi në titujt e korporatave globale tashmë është një realitet.

Në një të ardhme të afërt, me hapjen e bursës së parë private në Shqipëri, do të hapen skenarë për të investuar edhe në obligacione apo aksione të kompanive shqiptare, duke krijuar një alternativë më shumë për investimet në monedhën vendase.

/SCAN

SHKARKO APP