Forbes: Putini, njeriu më i fuqishëm në botë

Vladimir Putin ka mundur Donald Trump në klasifikimin e përvitshëm të Forbes 2016 për Njerëzit më të Fuqishëm në Botë, duke u renditur në vend të parë për të tretin vit radhazi.

Klasifikimi i Forbes, tashmë në vitin e tij të tetë, përzgjedh 74 persona, 1 për çdo 100 milionë në planet, veprimet e të cilëve kanë ndikim të madh në botë. Faktorët që u morën në konsideratë përshijnë numrin e njerëzve mbi të cilët ka fuqi një person, burimet financiare që ata kontrollojnë, nëse kanë ndikim në më shumë se një fushë të caktuar dhe se si ata veprojnë me fuqinë e tyre për të ndryshuar botën.

Këtë vit, klasifikimi i Forbes përshiu edhe 28 drejtues ekzekutivë të kompanive më të mëdha. Dhjetëshja e drejtuesve ekzekutivë të këtij klasifikimi (të gjithë amerikanë), drejtojnë kompani, kapitali i të cilave arrin në 3 trilionë dollarë.
Ngjitja e Trump në vend të 2-të, nga vendi i 72 vitin e kaluar, është më e madhja që ka ndodhur ndonjëherë.

Ndër hyrjet e reja të klasifikimit të Forbes 2016, që bien në sy, janë njerëzit të cilët kanë lidhje me Trump, si për shembull: zëvendëspresidenti i zgjedhur Mike Pence, në vend të 69; Rex Tillerson, drejtuesi në largim i ExxonMobil (kompania më e madhe amerikane e naftës dhe gazit), i cili pritet të marrë postin e sekretarit të Shtetit, në vend të 24-t; Stephen Schwarzman, CEO i Blackstone Group, i cili është emëruar nga kabineti i Trump si këshilltar ekonomik, në vend të 52-të.
Në këtë klasifikim janë përfshirë edhe mbështetës të ndryshëm të Trump-it, si Sheldon Adelson, CEO i Las Vegas Sands, në vend të 72-të dhe miliarderi i Silicon Valley, Peter Thiel, në vend të 73-të.

Kancelarja e Gjermanisë, Angela Merkel, vijon të jetë gruaja më e fuqishme në botë, duke u renditur në vend të 3-të. Kryeministrja e Britanisë së Madhe, Theresa May, e cila ka hyrë për herë të parë në këtë klasifikim, në vend të 13, ka zëvendësuar paraardhësin e saj, David Cameron, i cili qëndronte në vendin e 8 vitin e kaluar. Barack Obama, presidenti në largim i ShBA-së, zbriti në vendin e 48.

Khalid al-Falih, ministri i Naftës i Arabisë Saudite, ka hyrë për herë të parë në këtë listë, në vend të 49, ndërsa presidenti i Sirisë, Bashar al-Assad, renditet i 63-ti.
Travis Kalanick, CEO i Uber, ka meritën që e ka bërë Uber kompaninë startup me të ardhura më të mëdha në histori, është një hyrje e re, në vend të 64.
Mark Zuckerberg është personi me moshën më të re në këtë klasifikim, në vend të 10.

“Klasifikimi i Forbes 2016 për “Njerëzit më të Fuqishëm në Botë” reflekton ndryshimet e shpejta dhe të thella që kanë ndodhur në planet”, – u shpreh editori kontribuues i Forbes, David Ewalt. Surpriza e këtij viti ka qenë ngjitja e madhe e Donald Trump dhe po ashtu, rritja e fuqisë së mbështetësve të tij.
Ngjarjet që po zhvillohen në Shtëpinë e Bardhë, ato në Europë, duke përfshirë referendumin e Britanisë së Madhe për të dalë nga Bashkimi Europian si dhe konfliktet e vazhdueshme në Aleppo, e kanë bërë 2016-n një vit të rëndësishëm për Putin, i cili ka ndihmuar në ndryshimin e imazhit në botë.

Trump, i cili javën e kaluar u zgjodh “Njeriu i Vitit” nga e përditshmja Time, vijon të ngjallë shqetësime në lidhje me marrëdhënien e tij me liderin rus, pjesërisht duke mos hedhur poshtë raportet e CIA-s për ndërhyrjen e rusëve në zgjedhjet presidenciale amerikane.

Klasifikimi i Forbes 2016

1. Vladimir Putin
2. Donald Trump
3. Angela Merkel
4. Xi Jinping
5. Papa Franccesku
6. Janet Yellen
7. Bill Gates
8. Larry Page
9. Narendra Modi
10.Mark Zuckerberg
11. Mario Draghi
12. Li Keqiang
13.Theresa May
14. Jeff Bezos
15. Warren Buffett
16. Salman bin Abdulaziz Al Saud
17. Carlos Slim Helu
18. Ali Hoseini-Khamenei
19. Jamie Dimon
20.Benjamin Netanyahu
21.Elon Musk
22. Jeffrey Immelt
23. Francois Hollande
24.Rex Tillerson
25.Christine Lagarde
26.Lloyd Blankfein
27.Doug McMillon
28.Jack Ma
29.Akio Toyoda
30.Sergey Brin
31.Charles Koch
32.Tim Cook
33.Li Ka-shing
34.Larry Fink
35.Rupert Murdoch
36.Antonio Guterres
37.Shinzo Abe
38.Mukesh Ambani
39.Khalifa bin Zayed Al-Nahyan
40.Jay Y. Lee
41.Ding Xuedong
42.Jim Yong Kim
43.Kim Jong-un
44.Abdel el-Sisi
45.Ma Huateng
46.Michael Dell
47.Haruhiko Kuroda
48.Barack Obama
49.Khalid Al-Falih
50.John Roberts
51.Satya Nadella
52.Stephen Schwarzman
53.Masayoshi Son
54.Enrique Pena Nieto
55.Michael Bloomberg
56.Recep Erdogan
57.Abu Bakr al-Baghdadi
58.Alisher Usmanov
59.Wang Jianlin
60.Robin Li
61.Ginni Rometty
62.Mary Barra
63.Bashar al-Assad
64.Travis Kalanick
65.Carl Icahn
66.Justin Trudeau
67.Bob Iger
68.Aliko Dangote
69.Mike Pence
70.Rodrigo Duterte
71.Ayman al-Zawahiri
72.Sheldon Adelson
73.Peter Thiel
74.Chuck Schumer

Burimi: “The Guardian & Forbes”.

SHKARKO APP