Forcat Speciale kordon bllokues tek selia e PS-së, demokratët nuk ndalojnë aty
Marshimi i nisur nga Kryeministria, i penguar më pas për të vijuar tek Drejtoria e Policisë së Shtetit, po vijon në rrugët e Tiranës. Forcat speciale kanë vendosur një kordon bllokues tek selia e Partisë Socialiste që protestuesit të mos ndalen aty. Më herët sekretari i Përgjithshëm i PD, Flamur Noka tha se asgjë nuk e ndal revoltën e qytetarëve. Sipas tij Tirana u përket qytetarëve dhe jo “barbarëve”. Siç edhe shihet, demokratët nuk kanë ndaluar tek selia e PS-së, po vijnë marshimin drejt institucioneve të tjera.
KOHA JONË SONDAZH


