Forumi Ekonomik Botëror: Më të korruptuarat në Shqipëri, gjykatat dhe licencat

 

Duke matur Indeksin e Konkurueshmërisë Globale, Forumi Ekonomik Botëror ka vlerësuar edhe madhësinë e pagesave jo zyrtare (korrupsionit) në ekonomitë e 140 vendeve.

Kështu, në nënindekset e korrupsionit vlerësohen 5 fusha ku ushtrohet korrupsion me një vlerësim nga 1, që nënkupton që pagesat shtesë të padokumentuara ose dhënia e rryshfetit ndodhin shumë shpesh, deri në 7, që nuk ndodhin kurrë.

Shqipëria vlerësohet të ketë të përhapura më së shumti pagesat e ryshfetit për marrjen e kontratave publike dhe licencave si dhe në sistemin e drejtësisë (gjykatat).

Në këta dy sektorë, vlerësimi është poshtë mesatares me nga 3 pikë dhe fenomeni sipas matjeve të fundit është në rritje për të dy sektorët. Shqipëria renditet ne vendin e 83 në botë në 140 vende për pagesat mjaft të përhapura në gjyqësor dhe në marrjen e kontratave publike dhe të licencave.

Forumi Ekonomik Botëror vlerëson se pak me alarmante është situata në pagesën e korrupsionit gjatë pagesës së taksave, ku ryshfeti është vlerësuar me 4.7 pikë me afër nivelit pozitiv, ndërsa ryshfeti për marren e shërbimeve publike është vlerësuar me 4.4 pikë gjithashtu një vlerësim edhe mbi mesataren botërore.

Gjithashtu edhe pagesat e korrupsionit në dogana janë afër mesatares me 3.8 pikë, ku Shqipëria në renditjen globale renditet në vendin e 62 në mesin e 140 vendeve.

Në total, indeksi i pagesave të ryshfetit në Shqipëri shënon 3.7% duke e renditur vendin e 70 në mes 140 vendeve, në mesin e vendeve më të korruptuara në rang global.

 

SHKARKO APP