FOTO/ Berisha vë maskën në fytyrë, Policia i hedh ujë me piper
Sali Berisha ndryshe nga protestat e tjera, sonte po qëndron përballë Kryeministrisë. Ai shihet teksa ka vënë një maskë mbrojtëse në fytyrë në momentet kur situata u tensionua, ndërsa efektivët e policisë përdorën ujë me piper për të shpërndarë turmën, ku pranë kreut të PD-së janë edhe deputetë demokratë. Pamjet nga vendi i ngjarjes tregojnë momente kaotike, me protestues që përpiqen të largohen nga zona.
Sapo kreu i Partisë Demokratike përfundoi fjalën e tij, nisi hedhja e fishekzjarreve dhe molotovëve drejt Kryeministrisë. Menjëherë pas kësaj, policia u përgjigj duke hedhur ujë në drejtim të protestuesve. Pas thirrjeve të vazhdueshme për largimin e protestuesve, ata janë larguar nga godina e Kryeministrisë. Më tej, protestuesit nisën marshimin drejt Parlamentit.
Sali Berisha gjatë fjalimit tha se kryeministri Edi Rama është një kufomë politike dhe se do të qëndrojë në zyrë për sa kohë opozita nuk e largon me presion qytetar. ”Njëlloj, sot Edi Rama është një kufomë politike, është një kalbësirë politike, i damkosur, i diskredituar, i tmerruar. Por prapëseprapë, njëlloj si shtatorja e Enver Hoxhës, do mbetet në atë zyrë për sa kohë ne nuk do ta tërheqim prej saj siç tërhoqëm atin e tij shpirtëror 35 vite më parë”, u shpreh Berisha.
KOHA JONË SONDAZH





