FOTO/ Denoncimi i Berishës: Zyrtarë të Policisë së Shtetit, bëjnë fushatë përkrahë kandidatëve të PS-së

Mesa duket urdhri i kryeministrit Edi Rama, që punonjësit e administratës publike dhe aq më tepër Policia e Shtetit nuk duhet të jetë pjesë e fushatës elektorale, ishin vetëm për ata të partive opozitare se për sipmatizantët e PS-së ky urdhër nuk ka aspak fuqi.

Një tjetër denoncim ka ardhur këtë herë nga një qytetar, i cili me anë të fotografive tregon se si zyrtarë të Policisë së Gjirokastrës janë bërë pjesë e fushatës elektorale përkrahë kandidatëve socialistë.

Denoncimi është bërë publik nga ish-kryeministri Sali berisha në Facebook.

‘Pjesmarrje aktive e policise ne fushate elektorale ne Gjirokaster!

Qytetari dixhital denoncon me dokumenta kete pjesemarrje. Lexoni mesazhin dhe shikoni fotot e tij. sb

“Pershendetje Doktor.

Ju uroj shendet.

Desha te denoncoj prane jush si i vetmi ze i te vertetes implikimin e policise ne fushaten elektorale te partise socialiste kundrejt postimeve ne facebook.

Juljan veizi juristi i policise te qarkut gjirokaster jo vetem qe ka marr pjese ne prezantimin e kandidateve per deputet te ps nga edi rama ne 22.4.2017 por dhe e publikon ne facebook ku shprehet si pjesemarres dhe ne koment poshte fotos.

Gjithashtu shperndan postime te partise socialiste dhe njoftime per mitingje te partise socialiste qysh prej 30.1.2017 e ne vazhdim.

Ajo qe me ben pershtypje eshte se ka shok ne facebook dhe shefin e sh.c.b.a gjirokaster vasil kallucin e vertetuar dhe me foto i cili megjithese eshte njohur ne vazhdimesi me kete veprimtari te paster politike qe e ndalon ligji shperdoron detyren me te pakten 2 nene te kodit penal shperdorim detyre dhe moskallzim krimi.

Por eshte e kuptueshme qe vasil kalluci shperdoron detyren per veprimtari politike te ndaluar nga ligji pasi e ka shperdoruar dhe per kanabizimin e qarkut me te kanabizuar ne shqiperi ku theksoj se pas ikjes se sajmir tahirit vetem ne permet qe njihet si toke e bute jane sekuestruar 13 ton kanabis dhe nuk eshte proceduar nga vasil kalluci qe e ka per detyre asnje punonjes policie.

Kjo eshte policia socialiste qe duam.

Partia mbi shqiperine.

Bashkangjitur po ju derhoj dhe fotot dhe ju lutem ti beni thirrje ministrit te brendshem dhe prokurorit te pergjithshem qe pas verifikimit te marr masa urgjente per te ndaluar kete politizim ekstrem elektoral te policise socialiste.

Ju lutem anonim’, shruan ish-kryeministri Sali Berisha në Facebook.

SHKARKO APP