FOTO/ Ervin Salianji i bashkohet protestës në Tiranë, ja kush e shoqëron
Ish-deputeti i Partisë Demokratike, Ervin Salianji i është bashkuar protestës përballë Kryeministrisë kundër ndërtimit të resortit në Zvërnec si dhe kundër qeverisë. Krah Salianjit është dhe Alesia Balliu. Qytetarët janë mbledhur për të 11-ën ditë radhazi në protestë, ndërsa kërkojnë dorëheqjen e kryeministrit Edi Rama. Sot në tubim u shfaqën edhe ish-truproja e kreut të PD-së, Sali Lushaj dhe i biri Stresi, që u zgjodh anëtar i Këshillit Kombëtar.
KOHA JONË SONDAZH



