FOTO/ “Game of Thrones” akuzohet se po kopjon filmin “Shrek”

Seriali i famshëm “Game of Thrones” ka bërë për vete mijëra shikues anekënd botës. Për këtë serial dhe aktorët që luajnë në të mediat shkruajnë dhe shprehin interesim çdo ditë.

Së fundmi “Game of Thrones” është përfolur për një ngjashmëri me filmin e famshëm të “Shrek”, nga ku lindin edhe dyshimet për një frymëzim të mundshëm të regjisorëve nga ky film.

Disa nga skenat e ngjashme kanë ngjallur debate edhe te fansat, të cilët kanë filluar të diskutojnë në rrjetet sociale. Ata janë të zënë, duke debatuar për një skenë nga episodi i fundit i” Game of Thrones”, Eastwatch. Sipas tyre, kjo skenë është kopjuar nga filmi i animuar.

The Pixel Factor ka publikuar së fundmi disa imazhe, nga ku ka shfaqur ngjashmëritë mes skenave ku Jon Snow takohet nga afër me njërin prej dragonjve të Daenerys Targaryen, e cila ngjason me atë ku gomari i Shrekut takon Dragon, gruan e tij të ardhshme në filmin “Shrek”./Telegrafi/

SHKARKO APP