
Kryeministri Edi Rama e ka nisur këtë të enjte me një përshëndetje nga Gjirokastra, ku duket e populluar nga turistët. Përmes një postimi në rrjetet sociale, Rama publikon pamje nga qyteti i gurit, duke shkruar: “MIRËMËNGJES dhe me një ditë të zakonshme në Gjirokastër, ju uroj një të enjte të mbarë”. Gjirokastra është një nga qytetet më të vizituara të jugut të vendit dhe pjesë e trashëgimisë botërore të UNESCO-s.