FOTO/ Incident në takimin e Ramës në Laç! Kryetari i Bashkisë tenton të largojë qytetarin me dhunë
Takimi elektoral i kryeministrit Edi Rama, me qytetarët e Laçit nuk ka kaluar pa incidente. Në momentin që Rama po bënte një përmbledhje të arritjeve të kësaj qeverie, një prej të pranishmëve ka kërkuar fjalën për të kundërshtuar, por mesa duket kjo gjë nuk i pëlqeu kreut të qeverisë.
Gjatë diskutimit mes qytetarit dhe kryeministrit ka ndërhyrë dhe kryetari i bashkisë së Laçit, Artur Bardhi, i cili është ngritur dhe ka tentuar të largojë qytetarin, por më pas është ulur sërish në karrige pasi është urdhëruar nga Rama.
Rama-qytetarit:: Nuk ta jap fjalën se je mbi moshë jemi në takim me të rinjtë, apo nuk paske ardh këtu pasi me lëndë helmuese luftarake.
(ndërhyn Bardhi për të larguar qytetarin)
Rama-Bardhit: O Turo hajde ulu, mos u ngri, lëre.