FOTO/ Kur Tahiri punonte si “regjisor” në PS dhe Blushi vishej në miting. Basha, kaubojs i jetës së natës

Gjatë ditës së sotme GSH.al ka publikuar në rubrikën ‘Nostalgji’ disa foto të veçanta të politikanëve të botuara më 30 maj 2009. Në foto duket kreu i PS për Tiranën, Sajmir Tahiri teksa punonte si “regjisor” në PS. Kreu i LIBRA Ben Blushi vishej me kollare në miting, ndërsa kryedemokrati Lulzim Basha shfaqet si një kaubojs i jetës së natës.

Ministri Basha, një kauboi i jetës së natës
Nën ritmet e “We will win the race” Ministri i Jashtëm Lulzim Basha është gjendur i rrethuar nga qindra studentë të cilët kanë kthyer në festë promovimin e kandidatit më të ri të Partisë Demokratike në qarkun e Elbasanit, Qamil Dika. Basha nuk ka nguruar të takojë çdo student të pranishëm duke kërkuar mbështetjen e tyre. I shoqëruar dhe nga kryetari i Forumit Rinor të Partisë Demokratike, Basha dhe Dika kanë nisur në një stil ndryshe fushatën e tyre duke festuar në një nga ambjentet e jetës së natës në kryeqytet. Shiheni dhe vetë ministrin Basha në këtë foto. Tërësisht jashtë të zakonshmes së tij.


Një zonjë tërësisht në të kuqe
Kostum elegant i kuq, këpucë të kuqe, çantë në po të njëjtën ngjyrë, vathë dhe buzëkuq, të kuq, të kuq! Ndriçonte zonja Dade në festën më të madhe të selisë rozë, ku u bëhet thirrje të gjithë shqipëtarëve t’u besojnë me votë atyre. Dallonte mes gjithë grave të tjera zonja Arta e cila në fakt nuk ka vuajtur ndonjëherë nga shija e keqe e të veshurit, por është prezantuar gjithmonë e më bukur. Me mjaft elegancë ajo ka ngjitur shkallët ‘flakë’ të podiumit dhe është bashkuar me të tjerët.

Saimiri, ‘regjisori’ i mitingut të PS
Në fakt tek të gjithë këtë përshtypje ka lënë. Nga s’ka hipur e nga s’ka shkuar. Merru me një dërrasë, interesohu për një antenë, shih nga podiumi, kaloje këtë poltronë nga ana tjetër….. për këto e shumë të tjera është kujdesur me përkushtim Saimir Tahiri, një nga kryesuesit e listës së Partisë Socialiste për Tiranën. Si një regjisor me eksperiencë, u desh Ok-ei i Tahirit për nga ana teknike dhe estetike që mitingu të niste zyrtarisht dhe pa asnjë problem, që detajet të vëreheshin tamam ashtu siç ishin parashikuar.


Blushi vishet në miting
Aq shumë i zënë ka qenë sa koha nuk i ka dalë as për t’u veshur e rregulluar. Socialisti Ben Blushi edhe kollaren e ka vënë në momentin e fundit dhe më të papërshtatshëm. Kur të gjthë ishin gati për të filluar, Blushi është kujtuar se diçka i mungonte mbi këmishë dhe pa e vrarë mendjen fare, merr kollaren, fut kokën në të dhe e sajon që të duket mirë. Ato që e kishin pranë e kanë parë paksa çuditshmëm. Pse vallë pikërisht sot Blushi ka zgjedhur ngjyrën blu? Por si vonë që ishte, Beni nuk ka menduar aspak për ngjyrat, mirë që të paktën e kishte marrë me vete.
Ky shkrim u botua më 30 Maj 2009

 

SHKARKO APP