Foto me cigare, Koçiu shkarkon zv.ministrin nga detyra
Ministrja e e re Brendshme, Albana Koçiu e nis detyrën me ”dorë të hekurt”. Vendimi i parë është për të shkarkuar nga detyra zv.ministrin Andi Mahila. Cigarja që po konsumonte brenda një ambienti të mbyllur i ka kushtuar vendin e punës zv.ministrit.
Mahila i cili mbante këtë detyrë prej vitesh, është fotografuar duke konsumuar cigare në një ambient të mbyllur në kundërshtim me ligjin. Qytetari e ka denoncuar rastin te ministrja Koçiu. Pas shqyrtimit të rastit, ministrja ka propozuar shkarkimin e Andi Mahilajt dhe më pas është liruar nga detyra.
Andi Mahila mbante detyrën si zëvëndësministër i Punëve të Brendshme që nga janari 2021. Pas shkarkimit nga qeveria, ministrja Koçiu ka njoftuar edhe qytetarin që kishte denoncuar rastin për vendimin.
KOHA JONË SONDAZH

