FOTO/ Presidenti Begaj pret gjeneralin Portolano: Italia, mbështetje për modernizimin e Forcave të Armatosura

Presidenti Bajram Begaj, priti këtë të premte në takim Gjeneral Luciano Portolano, shef i Shtabit të Përgjithshëm të Forcave të Armatosura të Republikës së Italisë.

Kreu i shtetit vlerësoi marrëdhëniet shumë të mira dhe partneritetin strategjik mes Shqipërisë dhe Italisë, kontributin e vyer të Italisë në procesin e integrimit Euroatlantik të Shqipërisë, si dhe mbështetjen e vazhdueshme në transformimin dhe modernizimin e Forcave të Armatosura shqiptare përmes edukimit, trajnimit dhe rritjes së kapaciteteve mbrojtëse.

Begaj e vuri theksin tek bashkëpunimi mes dy vendeve në kuadër të misioneve ndërkombëtare të NATO-s dhe BE-së, ku trupat shqiptare dhe italiane kanë shërbyer së bashku në operacione në Afganistan, Kosovë, Letoni, Bullgari dhe Bosnje dhe Hercegovinë. Gjithashtu shprehu mirënjohje për kontributin Italisë dhe për mbështetjen e dhënë ndaj trupave shqiptare.

Swiss Digital Desktop Reklama

Gjatë takimit u theksua edhe rëndësia e misionit KFOR për garantimin e paqes dhe sigurisë në Kosovë e në rajon, duke e konsideruar atë si një prioritet strategjik për stabilitetin afatgjatë të Ballkanit Perëndimor. “Bashkëpunimi mes Forcave të Armatosura të Shqipërisë dhe Italisë do të vijojë të forcohet më tej në funksion të sigurisë, paqes dhe prosperitetit të përbashkët”, tha Begaj.

Swiss Digital Mobile Reklama

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

Kë do të votonit si kandidat për kryebashkiak në Tiranë?