FOTO/ Protestë pa fjalime, por vendoset gardh metalik te Kryeministria dhe në Kryesinë e Kuvendit

Protesta e PD-së pritet të nisë në pak momente, ndërsa forcat e policisë kanë shtuar masat e sigurisë pranë institucioneve kryesore në vend. Përpara godinës së Kryeministrisë është vendosur gardh metalik, ndërsa hyrjet në rrugët përreth Kryesisë së Kuvendit janë bllokuar për të parandaluar çdo incident të mundshëm.

Prezenca e shtuar e forcave të rendit dhe masat e marra tregojnë për një nivel të lartë gatishmërie, ndërsa lëvizjet në zonën e Bllokut janë gjithashtu të kufizuara.

Ndërkohë, atmosfera përpara Kryeministrisë po tensionohet gradualisht, teksa mbështetës të opozitës kanë nisur të grumbullohen në pritje të fillimit të protestës.

Swiss Digital Desktop Reklama

Swiss Digital Mobile Reklama

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

Ikja e Berishës nga kryetar e dëmton PD apo e shpëton?