FOTO/ “Rama IK!” Vijon protesta në Gjirokastër

Edhe në Gjirokastër opozita jo parlamentare dhe militantët kanë nisur bllokimin e rrugës.  Në këtë qark protesta është nën drejtimin e ish-deputetit Tritan Shehu.

Ata janë vendosur tek Ura e Leklit në kryqëzimin Tepelene-Gjirokastër-Përmet.

“Besnik” i protestës së opozitës joparlamentare, Dasho Aliko, ish-kryekomunar i Lazaratit, nuk mungoi as në tubimin për bllokimin e rrugës.

Krah ish-deputetit Tritan Shehu, Dasho Aliko shihet teksa i “jep zemër” mbështetësve duke bërë simbolin e demokracisë, dy gishtat.

SHKARKO APP